4 viktima nga COVID-i, rriten të infektuarit! MSH: Pozitiviteti është i njëjtë me një javë më parë, mesatarja 153 raste

TIRANE-Katër qytetarë humbën jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, një më pak se dje. Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri. Ndërkohë që është rritur numri i të infektuarve në krahasim me ditën e djeshme. Nga 101 raste që ishin dje, sot janë shënuar 133 të prekur nga 820 testime që janë bërë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.

75 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5214, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjike në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme. "Pozitiviteti është i njëjtë me një javë më parë. Mesatarja javore e rasteve të reja për javën 35 është 153 raste /javë" thuhet në përditësim.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (31 Gusht 2020)
Testime totale                 62837
Raste pozitive                  9513
Raste të shëruara            5214
Raste Aktive                    4015

Humbje jete 284 (Qarku Tiranë 133, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 16, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                   2092
Durrës                   530
Shkodër               284
Lezhë                    199
Korçë                    178
Elbasan                 159
Fier                        144
Kukës                    131
Vlorë                     126
Berat                      83
Dibër                      52
Gjirokastër             37

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:02
75 qytetarë të shëruar nga COVID-i ditën e sotme

TIRANE-Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 75 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm, COVID-19.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papagalli: 31/08/2020 18:50

    Mos u merrni me shifra por riktheni masat shtrenguese se e moret ne qafe kete popull sidomosc rinine qe eshte lulja e jetes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës