Është ndarë sot nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 70-vjeçare gazetari i njohur Maksim Sinemati. Ai punoi rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) si Drejtor i Lajmeve të Jashtme.
Ai nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare. Dha kontribut edhe në vitet që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Maksim Sinemati është vëllai i gazetarit të njohur sportiv Gëzim Sinemati. Kujtojmë që pak ditë më parë u nda nga jeta në moshën 55 vjeçari gazetari i njohur Fatos Baxhaku.
Komento
Ngushellime per kete humbje familjes dhe gazetarise. Nje gazetare i ralle dhe jo i zhurmes po njeri me mend qe i ka bere nder profesionit. Te prehet ne paqe dhe do te kujtohet me respekt Maks Sinemati.
Përgjigju