“The Sun” raporton se kjo ngjarje është shënuar në Kinë. Fotot që shohim dëshmojnë për vajzën e cila kish mbërritur në spital 12 javëshe shtatzënë. Bashkë me burrin ishte dhe vjehrra e vajzës.
Menjëherë u njoftuan forcat e policisë të cilët shoqëruan 40 vjeçarin. Por nuk u dhanë detaje të tjera pasi si burri dhe nënë e tij nuk flisnin gjuhën mandarin. Bashkëshorti është shfaqur nervoz duke kërkuar që stafi të bëjë detyrën dhe të mos bëjë shumë pyetje.
Hetuesit besojnë se ajo është rrëmbyer ose blerë nga një vend i huaj, pasi historitë e martesave të burrave kinezë me vajza nga Vietnami janë shumë të shpeshta.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)