Për herë të parë vendi ynë do të ketë asistencën e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe të Austrisë në luftën ndaj korrupsionit, përmes një projekti binjakëzimi të 5 institucioneve shqiptare me institucionet homologe të dy shteteve anëtare të BE-së.
44 ekspertë gjermanë dhe austriakë, do të asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerëzore për luftën ndaj korrupsionit.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëherësh Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, zhvilloi të mërkurën një takim me drejtuesit e projektit të binjakëzimit mes Shqipërisë, Gjermanisë dhe Austrisë, realizuar falë mbështetjes së BE-së, me një financim prej 3 milionë euro.
Institucionet që përfitojnë nga projekti i binjakëzimit janë Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëherësh Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi vlerësoi se ky projekt do të japë një efekt të drejtpërdrejt në betejën kundër korrupsionit, që përbën edhe një nga komponentët kryesore të reformës në drejtësi. “Për dy vjet e gjysmë institucionet homologe gjermane dhe austriake do jetë pranë institucioneve shqiptare për të përmirësuar dhe çuar më tej betejën kundër korrupsionit.”
Kjo është një marrëveshje që vjen në një kohë kur vendi ynë finalizon reformën në drejtësi, 60 përqind e të cilës përmban komponentin e luftës kundër korrupsionit.
Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, shprehu keqardhje që rastet e denoncuara në portalin stopkorrupsionit.al nga qytetarët nuk janë trajtuar në mënyrë efikase dhe të shpejtë nga organi i akuzës dhe gjykatat.
“Sa i përket portalit “stopkorrupsionit. al”, ua them me bindje se ka pasur fluks të jashtëzakonshëm raportimesh. Shumë nga këto çështje dhe denoncime kanë shkuar në prokurori, por për fat të keq nuk është se ka pasur një reagim efiçent dhe me shpejtësi nga organet e prokurorisë dhe gjykatës në lidhje me çuarjen para drejtësisë të zyrtarëve përgjegjës për rastet e korrupsionit”, nënvizoi Ministri.
Çuçi theksoi se vetëm 90 denoncime, nga 16.000 të tillë janë ndjekur nga prokuroria. ATSH/
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com