Shijak, 45 familje strehohen në një kalçeto, kryebashkiaku Arbana: Ka nevojë për batanije, krevate dhe dysheqe

Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana ka folur nga kalçeto në Shijak ku janë strehuar rreth 45 familje. Ai tha se janë evakuuar banorët të cilëve u rrezikohet shtëpia. Arbana tha se duhen ende batanje, dysheqe dhe krevate për shkak të temperaturave të ulëta.

"Situata është nën kontroll. I gjithë stafi është mobilizuar. Në momentet e para më e rëndësishme ishte që të mos kishim të lënduar. E gjithë administrata është vënë në lëvizje për të zhvendosur banorët që i rrezikohen shtëpitë. Në kamp janë rreth 45 familje. Në këtë kamp nevojitet dysheqet, batanijet dhe krevatet. Jemi në kushtet e mira që kemi ushqime për këto banorë. Në Bashkinë e Shijakut pjesa më e madhe nuk duan të largohen”, tha Arbana.


Lajmi kryesor:

DËMET/ Në Tiranë hiqen depozitat, nis shembja e oxhakut te Qyteti Studenti! Pallatet në Laç me dëmtime të rënda! 8 në Kurbin të pabanueshëm


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim