TIRANE- Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri ka bërë që disa pallate në disa qytete të vendit të shpallen të pabanueshme. Përpos dëmeve në pallate, një tjetër problem është edhe refuzimi i banorëve për të lënë shtëpitë.
Vlerësimi për shpalljen e pallateve të pabanueshme, është bërë nga espertët dhe inxhinierët e ndërtimit. Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë banor që nuk lë shtëpinë, në rast se pallati është shpallur i pabanueshëm.
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Rama bëri një bilanc paraprak të banesave dhe pallateve të dëmtuara, edhe pse një bilanc paraprak që pret të marrë formë edhe me ardhjen e ekspertëve të huaj.
Rama tha se në Durrës janë 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara totalisht, 176 pallate të dëmtuara, ndërsa në Tiranë, janë 15 të banesa shkatërruara, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate jashtë funksionit, 61 pallate të dëmtuar rëndë.
Nga tërmeti 6.4 ballë dhjetëra pallate, banesa dhe hotele janë dëmtuar rëndë. Report Tv sjell pamjet nga shembjet që kanë ndodhur në muret e hotel ‘Rugesa’ në Golem, i cili pret prej vitesh turistë. Nga dëmet tek ky hotel nuk pati të plagosur apo të vdekur. Megjithatë, sipas pronarit të hotelit Sami Elezi, disa pjesë të këtij hoteli kanë dalë jashtë përdorimit.
Në Bashkinë e Vorës, lëkundjet e tërmetit shkaktuan dëmtime në banesa, por edhe në disa prej pallateve. Pas vlerësimit të bërë nga ana e inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit, këto banesa janë konsideruar si të pabanueshme. Për t’ju ardhur në ndihmë këtyre banorëve, me ndihmën e skuadrave të emergjencave civile, të ardhura nga Italia është bërë e mundur ngritja e një kampi, në qytetin e Vorës, ku janë sistemuar provizorisht qytetarët, banesat e të cilëve janë bërë të pabanueshme si pasojë e tërmetit.
“Me mbështetjen e emergjencave civile italiane, të cilat na kanë ndihmuar shumë edhe në kampet e tjera që kemi ngritur, sot po mundohemi që të sistemojmë një grup të madh të qytetarëve të Vorës. Ndërkohë përsa i përket banorëve të zonave rurale do të mundohemi që t’i akomodojmë në oborret e tyre, pasi banorët e zonave rurale kanë dhe bagëti dhe nuk dua të largohen nga banesat e tyre, për këtë arsye ata do të trajtohen me çadra individuale për çdo familje”, u shpreh Balluku.
Ministrja njoftoi gjithashtu se grupeve të inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit do t’ju bashkohen edhe inxhinierë nga vendet e tjera të Europës, për të përfunduar sa më shpejt procesin e vlerësimit të gjendjes së ndërtesave.
“Duke filluar që sot grupe inxhinierësh po vijnë në Shqipëri nga gjithë Europa për t’ju bashkuar grupeve të inxhinierëve tanë të cilët ndodhen në terren, kudo për të mbyllur sa më shpejt pjesën e akt-inspektimeve, që të mos kemi asnjë qytetar, i cili do jetë në rrezik për jetën për shkak të banesave të cilat nuk janë më në kushte për të jetuar njerëz brenda”, theksoi Balluku.
Në kampin e ngritur parashikohet të akomodohen rreth 200 qytetarë të Vorës. Çadrat e vendosur janë të një cilësie të lartë çka do të mundësojë kushte optimale për të kaluar këtë periudhë tranzitore.
Pas Shijakut, Basha ishte edhe në Kavajë dhe në Vorë ku pa nga afër gjendjen e banorëve që janë prekur nga tërmeti. "Kavaja dhe Vora kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit. Qytetarët kanë nevojë për ndihmë urgjente, pasi kalojnë natën nëpër makina dhe çadra të cilat edhe për shkak të kushteve atmosferike janë të papërshtatshme.
Në Vorë banesat e qindra familjeve janë të dëmtuara dhe të pabanueshme. Shumë prej tyre kanë nevojë për ndihma dhe për ushqime. Në Kavajë me dhjetëra objekte janë të pabanueshme. Prej katër ditësh po presin ekspertet të vlerësojnë gjendjen e objekteve të banimit, ndërsa netët i kalojnë nëpër makina, pa mundur të marrin as rrobat e trupit nga frika se pallatet mund të shemben.
Kërkohet urgjentisht vëmendje për këto zona me dëmtime të rënda, banorët e të cilave kanë nevojë për strehë, ushqime dhe vlerësim të banesave" thotë Basha.
Pas renies se termetit Bashkia e Shijakut me urdher pune ka ngritur shtabin e emergjencave per te verifikuar situaten ne terren. Primare per bashkine ka qene marrja situates nen kontrroll per t’i ardhur ne ndihme banoreve.
Fatmiresisht nuk ka viktima as te lenduar.
Grupet e punes qe verifikojne ndertesat kryesisht pallatet te perbere me inxhinier kane konstatur se banimi ne pallate perbente rrezik pasi termetet po vazhdonin duke rene dhe ne themelet dhe kollonat e tyre kishte levizje. Menjehere bashkia ka marre masa per ngritjen e dy vendstrehimeve.
1-Palestrra e Shkolles Muharrem Dollaku
2-Kalceto sportivo Arena(e vene ne dispozicion nga nje biznesmen).
Aktualisht tek kalceto Arena jane 180 persona te akomoduar duke i plotesuar te kushtet kryesore si dhe ngrenien e 3 vakteve. Ne shkollen Muharrem Dollaku ka rreth 60 persona te akomoduar ne palestren e saj. Jane te ngritura dhe 6 cadra ne nje oborr shkolle pasi jane banoret e nje apartamenti qe kan evendosur te rrijne ne to.
(25)persona.
Situata eshte nen kontrroll e gjithe administrata dhe mjeket per cdo qender bashke me policine e shtetit jane ne gadishmeri. Behet me dije se nuk ka nevoja per momentin./Lexo.al
Godina e gjimnazit "Sami Frashëri" ka pësuar dëmtime të mëdha. Nga tërmeti i së mërkurës, 5.3 ballë (jo i martës, i fuqishmi) tavani është shembur krejtësisht. Zhvillimi i mësimit në këtë godinë është bërë i pamundur dhe pritet që të merret një përgjigje nga ana e Ministrisë së Arsimit se çfarë do të ndodhë më gjimnazistët e "Sami Frashërit", nëse do të pezullohen orët e mësimit deri në rikonstruktimin e saj apo do të zhvendosen në një shkollë tjetër.
Shkon në 15 numri i pallateve të dëmtuara rëndë në qytetin e Krujës duke u kthyer në të pabanueshme. Një ekip ekspertesh zviceran të shoqëruar nga një inxhinier i bashkisë Krujë po punon për klasifikimin e dëmeve në pallate dhe shtëpi banimi në Krujë. Deri tani raportohen për rreth 15 pallate që kanë probleme serioze dhe mbi 100 banesa private vetëm në qytetin e Krujës.
Ka nisur në Durrës shembja e 7 objekteve të rrezikshme të cilat u kthyen në të pabanueshme pas tërmetit të së martës. Një ndër to është edhe kjo vilë që Report Tv e ka filmuar me dron në zonën e ish-Kënetës, shumë pranë vilës 4 katëshe ku u shua nën rrënoja familja 8 anëtarëshe, Lala. Vila në fjalë është tre katëshe, ndërsa kati i parë është shkatërruar plotësisht. Shembja bëhet nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Për prishjen e tyre u mor vendimi në këshillin bashkiak të bashkisë së Durrësit. Në ndihmë të grupit të ekspertëve shqiptarë, kanë ardhur dhe inxhinierë të huaj.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkon që strukturat e shtetit të rrisin vëmendjen edhe për qytetarët në Shijak që janë prekur nga tërmeti tragjik. Basha thotë se sipas banorëve, përveç ditës së parë, nuk ka pasur asnjë kontakt më nga autoritetet.
"Sapo pashë nga afër situatën në Shijak ku qindra banesa janë të pabanueshme sidomos në zonën e “Luginës”. Shumë qytetarë flenë nëpër makina, dhe një pjesë tek të afërmit. Banorët kërkojnë vëmendje më të madhe. Ata më thanë se përveç ditës së parë, nuk ka patur asnjë kontakt më nga autoritetet. Nuk kanë asnjë ide çfarë do të bëhet me ta.
Sot është nata e katërt që nuk futen dot në banesa. Kanë nevojë për ndihma materiale, ushqime, dyshekë dhe batanije. Banorët ankohen se ndihma e ofruar deri më tani është e pamjaftueshme. Përveç zonave të goditura rëndë si Durrësi dhe Thumana, duhet menjëherë tu vihet në ndihmë edhe zonave të tjera ku njerëzit janë në vështirësi të mëdha dhe ndihen të braktisur" shkruan Basha.
Aktivisti i shoqërisë civile, Pano Soko i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se gjithsej janë 6500 familje të dëmtuara nga tërmeti, ndërsa dëmet llogariten në miliona euro. "Na ka munguar kontakti me një organ ekzekutiv për të na drejtuar. Nga të dhënat që unë kam që diku te 240 pallate dhe rreth 800 shtëpi të prishura.
Të gjitha bashkë janë 6500 familje. Akomodimi duke menduar se mund të rrijë diku te 6 muaj janë diku 40 mln dollarë vetëm qëndrimi në hotele. Për 6 mijë familje vlera e shtëpive janë diku 150 mln euro. Tërmeti do të hapë një epokë të re si ndërtojmë jetën tonë. Njerëzit do të fillojnë braktisin pallatet e larta" tha ai.
Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëroi se tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe të Krujës.
Hyrja në këto Kala është rreptësisht e ndaluar në rradhë të parë për të garantuar jetën tuaj dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet.
"Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ruajeni jetën tuaj. Ju falenderojmë për mirëkuptimin", thuhet në një reagim.
Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton nga Laçi, ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme, se në këtë bashki janë dëmtuar 22 objekte, nga të cilat 8 janë pallate të shpallura të pabanueshme. "Janë 8 pallate të shpallura të pabanueshme. Banorët nuk lejohen që të qëndrojnë, edhe pse një pjesë nuk e kanë respektuar.
Ka dëme, nuk ka shembje të banesave, sikur kemi parë në Durrës apo Thumanë. Në Laç ka dëmtime te pjesshme të mureve apo kolonave të pallateve. 22 objekte të rrezikshme, 200 persona që janë akomoduar. Nuk ka shembje totale të objekteve. Nuk ka një llogaritje të plotë të dëmeve" raporton Ergys Kavaja.
Si pasojë e tërmetit, në Shijak janë shkaktuar dëme materiale. Ndonëse epiqendra e tërmetit ishte në Shijak, pallatet kanë vetëm rënie suvaje, por nuk ka pasur raste që pëbëjnë rrezik për shembje.
Report Tv sjell pamje nga një pallat në Laç që kan pësuar dëmtime të rënda. Ndonëse dëmtimet janë të mëdha, banorët vijojnë të qëndrojnë brenda tij, duke rrezikuar edhe jetën.
Siç edhe paralajmëroi dje Kryeministri Rama, në orën 15:30 mbërrijnë specialistët grekë që do të vlerësojnë dëmet e tërmetit dhe do të përcaktojnë se cilat banesa janë të pabanueshme. Nga inspektimet do të vendoset nëse pallatet janë të banueshme ose jo. Gjithësej grupi i ekspertëve përbëhet nga 16 persona. Në ditët në vazhdim pritet ardhja e specialistëve nga Turqia, Franca, Zvicra, Danimarka dhe Gjermania.
Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana ka folur nga kalçeto në Shijak ku janë strehuar rreth 45 familje. Ai tha se janë evakuuar banorët të cilëve u rrezikohet shtëpia. Arbana tha se duhen ende batanje, dysheqe dhe krevate për shkak të temperaturave të ulëta.
"Situata është nën kontroll. I gjithë stafi është mobilizuar. Në momentet e para më e rëndësishme ishte që të mos kishim të lënduar. E gjithë administrata është vënë në lëvizje për të zhvendosur banorët që i rrezikohen shtëpitë. Në kamp janë rreth 45 familje. Në këtë kamp nevojitet dysheqet, batanijet dhe krevatet. Jemi në kushtet e mira që kemi ushqime për këto banorë. Në Bashkinë e Shijakut pjesa më e madhe nuk duan të largohen”, tha Arbana.
36 familje në Kavajë kanë mbetur jashtë që nga tërmeti i rënë më 26 nëntor. Pranë tyre ditën e sotme ka shkuar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili ka komunikuar me banorët për situatën e vështirë që po kalojnë.
Banorët i kanë thënë kreu të PD se prej ditës kur ka rënë tërmeti nuk kanë hyrë në banesat e tyre për shkak të frikës, pasi pallati ku jetojnë ka pësuar dëme të mëdha. Ata ndër të tjera shprehen se kanë fjetur në makina ndërsa shtojnë se nuk kanë marrë dot as rrobat që kanë brenda.
Banorët: Jemi, të gjithë kemi dalë jashtë. Po rrimë në makinë me kalamajt, pimë naj kafe në lokale.
Basha: Mos u futni brenda pa u vërtetu nëse futesh apo jo dot.
Banori: Rrobat i kemi brenda, ka probleme në strukturë. Kemi një jetë që punojmë. Presim ekspertët.
Basha: Un do të ngrejë si problem. Miqtë tanë nga Elbasani kanë hapur nja 600-700 vende. Jeta mbi të gjitha. Në Thumanë që vjet nuk duhej të futeshin brenda.
Në Laç janë ngritur kampet për strehimin e banorëve të cilët kanë mbetur jashtë pas dëmtimeve të banesave të tij si pasojë e tërmetit të së martës. Aty janë strehuar me qindra qytetarë nga zonat e prekura nga tërmeti.
Ish-deputetja e PD Albana Vokshi thotë se si pasojë e tërmetit është dëmtar Materniteti i ri në kryeqytet.
"Nuk është vetëm urgjenca në Durrës, që ka pësuar dëmtime, megjithëse e paprekur në strukturë. Materniteti i Ri është i dëmtuar, po ashtu. Fotot më poshtë tregojnë një gjendje tepër shqetësuese. Thuhet që atje ka qenë edhe një ekip për të bërë vlerësimin teknik të godinës, por asgjë nuk është bërë publike. Është në detyrën e qeverisë të bëjë menjëherë transparencë. Sa më shumë informacion, aq më pak dëme në njerëz, aq më pak panik", thotë Vokshi.
Ishte shumë pranë tre pallateve që u shembën në tokë pas tërmetit në Thumanë, por për fat të mirë nuk pati të njëjtin fund me ta. Kryefamiljari i një familje që jeton në një apartament në këtë pallat tregon se ka përjetuar momente tmerri teksa ka nxjerrë nga banesa vajzën e tij me katër fëmijë dhe gruan e sëmurë me bombël oksigjeni, ndërsa mbeti nën rrënoja për 20 minuta.
"Dolëm në kohë. Të gjithë shpëtuan. Gruaja ishte matanë te krevati atje. Vajza me djalin këtu. Ishim 9 veta këtu. I nxora ata ngela vetë. Gruaja është sëmurë me valvula oksigjeni. Prandaj ngela brenda duke nxjerë atë. Shpëtova desh Zoti. Me zor kam dalë",tregon Ajushi.
Pallati i tij është në gjendje të mjaft të rënduar. Të gjitha shkallët janë rrënuar, dhe tashmë godina mund të rrezikojë edhe shembjen.
Dëmeve nga tërmeti i së martës që shkundi Shqipërinë duke lënë dhjetëra viktima, nuk i ka shpëtuar as xhamia në Thumanë. Nga pamjet që sjell gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri, shihet se si kanë rënë suvatë brenda xhamisë, ndërsa fatmirësisht në orën e tërmetit 03:54 nuk ka pasur asnjë besimtar brenda. Tërmeti ka krijuar dëme të dukshme dhe jashtë godinës së xhamisë së ndërtuar para 23 vitesh. Xhamia tashmë është kthyer në një vendgrumbullim të ndihmave të dhëna nga qytetarët e shumtë që u sensibilizuan pas tërmetit, disa prej të cilave u janë shpërndarë të prekurve në çadra.
"Namazi i parë i ditës falet diku nga ora 5.30-6. Pasi ka ndodhur goditja e parë e tërmetit dhe është parë e dëmtuar xhamia është mbyllur dhe falja e xhumasë është bërë në oborrin e xhamisë. Tërmeti ka urtësitë, dëmet dhe dobitë e veta. Humbën jetë njerëzish, u prishën ndërtesa, por nga ana tjetër u bashkuan gjithë shqiptarët, pa dallim feje. Këtu ka një pjesë të vogël të ndihmave, që kanë ardhur nga besimtarë nga treva të ndryshme shqiptare. Kemi pasur nga Prizreni, Ulqini, Malësia e Madhe, etj. Çdo gjë vjen nga zoti, duhet duruar, duhet sjellë mirë e të vraposh në ndihmën e të tjerëve. Jam shumë i gëzuar që edhe mesazhi i Kuranit nuk ka ngelur vetëm në librat e shenjtë, por është zbatuar nga njerëzit", u shpreh myftiu i xhamisë së Thumanës për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.
Myftiu thotë se është dëmtuar edhe një tjetër xhami në Bubq, në Mashë.
"Ne vimë nga Shkodra nga zona e Postribës për t'ju gjendur afër vëllezërve në Thumanë. Është një reflektim për ne që dashtë zoti të përmirësojmë çdo gjë në jetën tonë dhe dashtë zoti të lutemi që të tilla sprova mos të ndodhin më", shprehet një besimtar.
Xhamia e dëmtuar në Thumanë ndodhet shumë pranë pallateve të shembura ku humbën jetën dhjetëra persona.
Tërmeti i 26 nëntorit fatmirësisht në Tiranë nuk shkaktoi humbje jetësh, siç ndodhi në Durrës dhe Thumanë, por ka lënë pas jo pak pasoja në dëmtime banesash private dhe publike. Për këtë arsye, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në inspektimin e magazinave të grumbullimit të ndihmave në Farkë, kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për t’iu bindur urdhrave të strukturave të posaçme të Bashkisë së Tiranës dhe ekspertëve konstruktorë, që të mos kthehen në banesat e cilësuara si të pabanueshme dhe që përbëjnë rrezik për jetën.
“Situata në Tiranë e kaloi fazën e parë të emergjencës, por nuk kemi kaluar pa dëme të theksuara. Gjëja e parë që kërkoj është bashkëpunim me autoritetet që i deklarojnë shtëpitë ose pallatet si të pabanueshme. Nuk kemi nevojë për heroizma, por për sjellje gjakftohtë, pa panik, dhe me bindje të plotë ndaj autoriteteve që komunikojnë shtëpitë e pabanuara, ose inxhinierët që bëjnë verifikimet e tyre. Kjo është jetike! Nuk besoj se ka njeri me mend në kokë që do pranojë të rrezikojë dhe të këmbëngulë kundër vullnetit të Policisë dhe zjarrfikësve, për t’u futur në një pallat, ku në fakt alternativa është edhe më e mirë se shtëpia që po lë pas e që mund të jetë e dëmtuar”, tha Veliaj.
Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës është e detyruar të kryejë edhe disa aksione për prishje të kontrolluar të disa ndërtesave, të cilat kanë shfaqur probleme nga tërmeti dhe përbëjnë rrezik për jetën e banorëve. Ai theksoi se të gjitha këto familje Bashkia e Tiranës do t’i akomodojë në qendrat sociale dhe hotelet e kryeqytetit. “Do të kemi disa operacione prishjesh në Tiranë: Duhet të çmontojmë një oxhak te Qyteti Studenti, i cili është pushtuar nga ndërtimet pa leje. Ka marrë disa krisje, është një situatë e rrezikshme, e kështu me radhë, do të marrim vlerësime gjatë ditës edhe për pallate të tjera që duhen evakuuar, ndërkohë qendrat sociale janë hapur 24/7; pra, për banorët e Tiranës strehimi do të bëhet ose në një qendër sociale ose në ndonjë nga hotelet ku tashmë kemi një listë pritjesh, që mund të akomodojnë njerëz në kushte shumë të mira”, nënvizoi Veliaj.
28 pallate në Bashkine e Kurbinit kanë pësuar dëmtime serioze. 8 prej tyre janë bllokuar me shirit nga Bashkia, pasi ekspertet i kanë vlerësuar si të pabanueshëm. Disa prej banorëve vijojnë qëndrojnë brenda, duke sfiduar frikën e të tjerë kanë nisur të marrin orenditë për t'u shpërngulur nga aty.Teksa flasin për demet e shkaktuara, banoret thonë se po flenë jashtë, pasi hajdutet kanë nisur të veprojnë kryesisht gjatë natës. Në Kurbin janë ngritur 6 qendra akomodimi me 35 çadra dhe janë strehuar 500 qytetar. Ata kërkojnë ndihmë, pasi në çadra mungojnë krevatet dhe është shumë ftohte. Bashkia e Kurbinit u bën thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë në pallatet e bllokuara, pasi përben rrezik për jeten e tyre. Nga termeti në Kurbin janë dëmtuar dhe shumë banesa private si dhe objektet shtërore. Gjithashtu qyteti i Laçit prej 4 ditesh është pa ujë të pijshëm, pasi termeti ka nxjerr jashtë funksioni ujësjellesin në afërsi të depos.
Si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar tarracat e pallateve në Tiranë, nis heqja e depozitave te ujit për te shmangur rënien e tyre. Bëhet fjalë për disa pallate në rrugën “Ali Visha”, tek tregu Elektrik, të cilët ishin dëmtuar nga termeti i rënë ditën e martë, e për të mos rrezikuar, ka nisur heqja e depozitave të ujit.
Shumë pallate në Laç kanë pësuar dëme të rënda si pasojë e tërmetit të së martës. Banorët shprehen se ato janë në gjendje shumë të rëndë dhe kanë frikë të qëndrojnë brenda tyre, ndërkohë që nuk kanë marrë ende një vlerësim zyrtar nëse banesat e tyre janë apo jo të pabanueshme. Report Tv sjell pamje nga banesat e dëmtuara. Si pasojë e tërmetit muret janë çarë, duke nxjerrë në sipërfaqe tullat. Ndërsa shkallët e pallatit kanë pësuar dëmtime të rënda. Një banor thotë se nuk kërkon ndihmë, por vetëm vlerësim nëse banesa e tij është apo jo e banueshme.
"Kemi qëndruar tek shtëpiat e të afërmve tanë. Unë kam frikë të qëndroj. Dua të di nëse banohet apo jo këtu. Gjithë pallati është rrënojë, ka çarje", thotë banori.
Dëmet e mëdha të tërmetit kanë detyruar disa banorë të marrin valixhet për t'u larguar nga pallati. Ata nuk pranojnë të flasin për kamerat, por largohen të dëshpëruar, pasi kanë rrezikuar jetën duke u futur në banesë për të marrë rrobat.
Një banor i cili prej tre netësh fle në makinë ka marrë me vete edhe pikturën e Jezu Krishtit. Ai e ka mbështetur atë në makinën e parkuar përpara pallatit që mund të shembet nga momenti në moment dhe herë pas here kryen ritualin e lutjes.
Pallati 15 katësh pranë Ujësjellësit në Durrës i cili është ndërtuar para dy vitesh rrezikon shembjen pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e së martës. Ata tregojnë se pallati është në gjendje shumë të rëndë dhe kanë rrezikuar jetën duke u futur brenda për të marrë veshje dhe batanije për të kaluar natë në makinë.
"Situata është shumë e vështirë. Ai që ka përjetuar këtë është një dramë e paparë. Jam në katin e dytë. Është totalisht i shembur. Shkalla është në rrezik shembje e sipër. Unë nuk kam informacion nëse ka ardhur njeri për të bërë vlerësimin. Një person ka përfunduar fraktura. Tmerri ka qenë kur kemi zbritur. Ka pasur dëmtime të lehta kur kemi dalë. Gjendja brenda është shumë herë më e keqe. Pallati nuk ka nevojë për shumë komente. Kemi probleme me banimin. Po flemë në makinë. Nuk ka ardhur asnjë grup për të parë. Kemi rrezikuar jetën për t'u futur brenda se është dimër. Kemi shkuar për të marrë ndonjë batanije. Jemi në ankth se çfarë do bëhet. Pallati nuk ka as 2 vite që është ndërtuar. Brenda deri në katin e gjashtë është katastrofë totale", thonë banorët.
Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se një ekspert i fatkeqësive natyrore nga USAID ka mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare.
"Qeveria e Shteteve të Bashkuara po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri. USAID po bashkëpunon me Kryqin e Kuq Shqiptar për të siguruar rezerva emergjence për njerëzit e prekur nga tërmeti. Me financim të USAID, Kryqi i Kuq po shpërndan artikuj jetikë humanitarë, si batanije dhe paketa higjenike, në vendet e prekura më shumë. Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID ka sjellë gjithashtu edhe një ekspert farkeqësish natyrore në Shqipëri, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare", thuhet në një postim në Facebook të ambasadës.
IKMT ka nisur punën për shembjen e 2 pallateve në Thumanë të cilat u shkatërruan nga tërmeti. Ndërsa po bëhet ekspertiza në objektet ku paraqitet rrezikshmëri më e lartë.
"Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit pas vlerësimit si të pabanueshëm për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, ka prishur 2 pallate pesë katësh ne Thumane, ndërkohë që është duke u prishur një i tretë dhe pas tij do të prishet edhe një tjetër. Po ashtu grupet e ekspertimit janë duke bërë vlerësimet në terren në këtë zone, rast pas rasti dhe ne momentin e vlerësimit si te pabanueshëm, atehere IKMT prish objektin.
Nje tjetër grup ekspertesh, është duke bere ekspertizën ne Durrës ne objektet ku paraqitet rrezikshmëri me e larte dhe pastaj me rradhe sipas te dhenave paraprake. Deri tani nuk mund te flitet për një shifër te sakte objektesh qe duhet te prishen, por numri është i konsiderueshëm", njofton IKMT.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një deklarate për shtyp, është shprehur se janë shpërndarë 1 mijë çadra në mënyrë që të gjithë të kenë një vend strehim. Për sa u përket banorëve që kanë mbetur pa banesa, Xhaçka ka thënë se për momentin numri përllogaritet që të jetë 4 mijë por shifrat pritet të ndryshojnë pas verifikimit të dëmeve. Ajo ka thënë se qytetarët nuk duhet të qëndrojnë në banesa nëse janë të dëmtuara.
"Qytetarët duhetë ta dinë se jemi në gjendje të ofrojmë strehim ushqim e veshmbathje. Jemi me ekipe kudo. Po asistojmë familjet. Në total janë 4000 banorë që nuk mund të kthehen në banesat e tyre. Ky numër pritet të rritet. Ka banesa që nuk janë dëmtuar shumë pore kalojën natën jashtë për shkak të frikës. Kemi ngritur kuzhina në Thumanë e Bubq duke garantuar 10000 vakte. Janë shpërndarë 1 mijë cadra. Po komunikojmë me mekanizmin e mbrojtjes civile evropian. Cadrat nuk do të jenë zgjidhje afatgjatë. Do të cojmë banorët në strehim të sigurt. Situata është e rëndë, por na duhet mirkuptim dhe bashkëpunim. " tha ministrja Xhaçka.
Një banor në një pallat në Kavajë i cili është shpallur i pabanueshëm është futur në ambientet e tij për të marrë rrobat. Ai thotë se është shpërngulur për të jetuar tek baxhanaku.
"Kështu e kanë nxjerrë specialistët. Po jetoj tek baxhanaku. Apartamentet e banimit janë të pabanuesheme", thotë banori.
4 pallate në Kavajë janë shpallur të pabanueshëm deri tani. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se 4 pallatet janë ndërtuar para vitit 1990. Tashmë banorët do të zhvendosen në qendrat e strehimit.
EDI RAMA te lutem shume ,,,fillo menjehere shkatarrimin e vepres me kriminale qe ka bere PD,,shtepiat ne kenete,,,dhe pallatet ne durres-golem--qerret,,,kjo eshte nje veper kriminale me pasoja te pallogaritshme per ekonomine tone,,,prandaj fillo menjehere shkatarrimi ne ketyre kacolleve te bera nga hajvanet e shqiperise ,,pa arkitekt e project,, nuk kemi c'fare te bejme,,,na ka rene ky taksirat te merremi me maloket dhe veprat e tyre kriminale,,..
PërgjigjuFilluan rrumpallistet te bejne gam, gam, ne vend qe te bejne nje te mire.
PërgjigjuDepozitat ne maje te pallatit sepse do secili depoziten e vet........20 familje 20 depozita 20 pompa 40 tuba 20 hidraulike kur ka defekt 20 zhurma pompe 20here zhpenzime 20 ton uje siper kokes nderkohe qe 20 familje 10ton uje duan dhe nuk e mbarojne dot..........depozita rri ne kate te pare jo siper kokes............
PërgjigjuTurpte kesh!kane ardhur ndihma nga I gjith bota ti nuk paske nje batanije per tu mbuluar? Eshte quar gjith shqiperia dhe kosova dhe bojne thirrje per tu strehuar ti nu paske nje batanije per tu mbuluar turp per ty edhe ato qe ty te invertistojne ty.
Përgjigju