TIRANË- 450 ndërhyrje kirurgjikale janë kryer te Spitali i Traumës muajin e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Spitali i Traumës, pas shndërrimit në spital COVID-19 të Urgjencës Infektive dhe "Shefqet Ndroqit", ka kryer të gjitha operacionet urgjente. Manastirliu bën me dije se ato janë kryer nën masa të rrepta sigurie, e ndërsa sa i përket vizitave kanë qenë plot 4 mijë.
"Vijon puna pa u ndalur në spitalin universitar të Traumës, ku janë përqendruar ndërhyrjet urgjente kirurgjikale në këtë situatë të pazakontë. Me masa të përforcuara, me mjetet e mbrojtjes personale, stafi mjekësor i spitalit të Traumës, ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë", shkruan Manastirliu.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Postimi i plotë i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)