TIRANË- Kjo e enjte ka sjellë një rritje të rasteve të reja me COVID, e ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka pësuar një ulje krahasuar me një ditë më parë. Si rezultat i 2503 testimeve, janë konfirmuar pozitiv me COVID 466 persona si edhe 3 viktima. Viktimat janë një qytetare nga Durrësi 75 vjeçe, një nga Kruja 81 vjeç dhe një nga Berati 85 vjeç.
Tirana është qarku më i prekur, për t'u ndjekur nga Fieri dhe Shkodra.
"186 në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Shkodër, nga 20 qytetarë në Durrës, Elbasan, 18 në Lushnje, 16 në Vlorë, 14 në Kavajë, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Tepelenë, 8 në Korçë, nga 7 qytetarë në Skrapar, Sarandë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Patos, Përmet, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Gjirokasër, Mallakastër, Krujë, Kurbin, 4 në Bulqizë, nga 3 qytetarë në Devoll, Berat, nga 2 qytetarë në Belsh, Memaliaj, Divjakë, Roskovec, Mat, Shijak, Kukës, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Pogradec, Poliçan, Peqin", thuhet në njoftim.
Sa i përket situatës në spitale, aktualisht po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar, e ndërsa 6633 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Statistika (2 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 466
Të shëruar në 24 orë 524
Të shtruar në spitale 142
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2503
Testime totale 1,398,152
Raste pozitive 200,639
Raste të shëruara 190,902
Raste Aktive 6,633
Humbje jete 3,104
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 3346
Fier 673
Gjirokastër 529
Shkodër 473
Berat 370
Durrës 346
Elbasan 295
Vlorë 204
Lezhë 142
Korçë 141
Dibër 69
Kukës 45