'4,7 milionë euro', kryebashkiaku i Shkodrës: Lidhet kontrata për fillimin e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj

'4,7 milionë euro', kryebashkiaku i Shkodrës: Lidhet kontrata për fillimin e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci informoi sot se u lidh kontrata me vlerë 4.7 milionë euro, për fillimin e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj dhe sistemin e ujërave të zeza për këto zona. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci shkruan se ky projekt do të zbatohet nga kompania ALB Star, e cila fitoi kontratën.

4.7 milionë euro, lidhet kontrata për fillimin e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj dhe sistemin e ujërave të zeza për këto zona. Ky projekt do të zbatohet nga kompania ALB Star e cila fitoi kontratën 4.7 milionë euro. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është njoftuar për nënshkrimin e kontratës mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kompanisë Alb Star e cila parashikon që punimët te perfundojnë me 2 tetor 2025. Kjo ndërhyrje, është vijim i një sërë investimesh të mëdha që kanë përfshirë Shkodrën, ku ka nisur puna për hyrjen e qytetit, investimi 11 mln euro për segmentin nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallekut, si dhe transformimin e Zdrales", shkruan ai. 

Ky është një investim që do të lidh Shirokë- Zogaj me Malin e Zi.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Votimi elektronik dhe makthi i orës 20:00

Mero Baze: Votimi elektronik dhe makthi i orës 20:00