5 mln $ evazion, ja si u zbuluan
biznesmenët e hidrokarbureve

TIRANE - Shmangën detyrimet tatimore në vlerën e 5 milion dollarëve prokuroria nxjerr urdhër arresti ndërkombëtar për ish-pronarin e kompanisë së karburanteve "Alpet" shtetasin turk, Ekrem Ozmetel si dhe arreston pronarin shqiptarë të kompanisë së hidrokarbureve “Fullpet”, Aurel Preni.

Sipas akuzës dy biznesmenët të cilët kanë operuar së bashku në tregun e karburanteve së bashku me 3 personat e tjerë të arrestuarin Fiqiri Hoxha dhe të shpallurit në kërkim F.G., dhe I.A.m krijuan skemën fiktive të shitblerjeve duke shmangur tatimet.

aurel preni alpet
(Biznesmeni Aurel Preni)

Në dy vite përfshi 2012-2014 këta shtetas thotë prokuroria nuk deklaronin shti-blerjen reale të karburanti, nuk paguanin sigurimet shoqërore të punonjësve si dhe fshihnin të ardhurat për tu shmangur tatim fitimit.

Ndërsa në kompaninë “Fullpe”t mbi të cilën u kryen hetimet Preni që shihni në këtë foto rezulton Aksioner në vlerën e 100 % dhe Ekrem Ozmetel administrator i kësaj firme deri në maj të vitit 2018.

faksimile e qkr

Por si u zbulua evazioni në miliona dollarë?

Hetimet 2-vjeçare nxorën në pah se, shoqëria nuk ka deklaruar realitetin e pagesave të kryera për vitin 2012 ndaj furnitorit Sha “Genklaus” për blerje karburantesh dhe shitjen e tyre. Ka diferenca të konsiderueshme në deklarimin e të ardhurave me kasë për vitin 2013 krahasuar me deklarimin e tij në Sistemin Informatik tatimor për qarkullimin e mallrave. Nuk ka pasqyruar sakte komisionet e shitjes për shërbimin e kryer duke ulur të ardhurat e deklaruara. Janë lënë pa deklaruar fatura tatimore të shitjes dhe të blerjes duke mos deklaruar realisht sasitë e karburanteve dhe komisionet e shitjes.

Janë pasqyruar si blerje fatura tatimore qe nuk i përkasin subjektit. Janë deklaruar në blerje vlera kreditore ne një kohe që mungojnë faturat apo kopje e noterizuar e tyre te cilat kane efekte në Tvsh-në kreditore të subjektit. Nuk ka deklaruar dhe dorëzuar pranë Organeve Tatimore Pasqyrat financiare dhe Formularin e Deklarimit dhe Pagesës për “Tatimin mbi fitimin për vitin 2013.  Si dhe tatimpaguesi ka lënë të pa paguara detyrimet e deklaruara për vitin 2013 ne zërat “TvSh”, “Kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, “ Tatimin mbi te ardhurat nga Punësimi” etj ne vlerën e 125 milion lekë.

Urdhër arrestet për evazorët e karburanteve janë lëshuar me vendim të Gjykatës së Tiranës në mungesë ndërsa për biznesmenin turk është njoftuar dhe Interpol, pasi dyshohet se prej më shumë se 2 muaj ai ka lënë Shqipërinë duke ikur drejt Turqisë.

aurel preni alpet
(Shkeljet e evidentuara)

aurel preni alpet
(Aurel Preni në Facebook)

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë