6 parti të reja para zgjedhjeve të 2021! Hyn edhe Vetëvendosja, hapja e listave sjell surpriza të mëdha

TIRANË- Periudhat parazgjedhore në Shqipëri karakterizohen nga lëvizje të reja politike, të cilat përgjithësisht shuhen pas zgjedhjeve nën hijen e dy partive të mëdha, duke mos arritur të marrin as edhe një mandat deputeti, për shkak të sistemit jo-favorizues, por më shumë për shkak të mungesës së besueshmërisë. Para zgjedhjeve parlamentare të 2021, skenës politike shqiptare pritet t’i shtohen të paktën edhe gjashtë parti të reja, fuqia e të cilave mbetet për t’u parë pas zgjedhjeve. Grupi parlamentar demokrat në Kuvend ka nisur lëvizjet për krijimin e një parti të re politike, për t’u përfaqësuar në zgjedhjet e 2021. Emri i partisë së re është Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Lëvizjet për krijimin e forcës së re politike, me protagonistë Halit Valteri dhe Myslim Murrizi, kanë nisur pas ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave, ndryshime të cilat zbehin fuqinë e kryetarëve dhe rrisin rolin e kandidatëve. Votimi me lista të hapura, i krijon mundësi zgjedhësit të shprehë preferencën e tij për kandidatin që dëshiron ta përfaqësojë në Kuvend. Ndërkaq, krijimin e një partie të re politike e kanë paralajmëruar publikisht edhe deputeti Ralf Gjoni, pjesë e listës së LSI, por që u sulmuar nga partia e tij, pas vendimit për të marrë mandatin e deputetit. Megjithatë, Gjoni, i prekur së fundmi nga covid-19, nuk ka shpallur një plan konkret për lëvizjen e re politike.

Ndërkaq, edhe Lëvizja Vetëvendosja e Kosovës me në krye Albin Kurtin do të angazhohet si lëvizje politike në Shqipëri, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 2021. Lëvizja Vetëvendosje u zgjerua zyrtarisht edhe në Shqipëri që në prill të 2019, por u regjistrua si organizatë jofitimprurëse. Tashmë përfaqësuesi i saj, Arbër Zaimi ka sinjalizuar shndërrimin në parti politike dhe pjesëmarrjen në zgjedhje. Ndryshe nga partitë që krijohen në Shqipëri, si reaksion i konflikteve të brendshme në dy partitë e mëdha, Vetëvendosja në Shqipëri vjen nga një parti e konsoliduar në Kosovë, ku në zgjedhjet e fundit u konfirmua partia më e madhe, madje qëndroi edhe disa muaj në pushtet. 

Parti të re ka paralajmëruar edhe Rudina Hajdari, ndonëse nuk dihet se nëse zonja Hajdari i është referuar nismës së Halit Valterit, Ralf Gjonit apo një lëvizje të tjetër surprizë. “...do kemi një moment që artikulojmë diçka më të qartë dhe është normale që të krijojmë një alternativë të re dhe kushtet që çdo kush që dëshiron t’i bashkohet alternativës së re që do të shfaqet”, ka pohuar Rudina Hajdari. Ndërkaq, në rrethet politike dhe mediatike përflitet që edhe ‘Nisma Thurje’, mund të shndërrohet në një lëvizje politike. Nuk përjashtohet mundësia që Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni të bëhen pjesë e lëvizjes së ‘Nismës Thurje’. Hajdari dhe Gjoni kanë marrë pjesë në disa aktivitete të ‘Nismës Thurje’.

Sot edhe ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka paralajmëruar krijimin e një force të re politike, me emrin ‘Poli i Tretë’, për të sfiduar PD-PS në zgjedhjet parlamentare të 2021. Disa ditë më parë, ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, një kundërshtare e përbetuar e Lulzim Bashës, ka bërë thirrje për krijimin e një force të re politike, por nuk ka sinjalizuar forcë politike nga ana e saj. Ata (3-4 vetë) të zhytur në korrupsion e paligjshmëri , mbajnë peng një vend... Detyra e të rinjve është:- Të sfidojnë korrupsionin! Koha është për të vepruar. Koha është për një lëvizje për ndryshim. Boll është boll”, ka pohuar Topalli.

Ndërkaq, presidenti Ilir Meta, ka folur për një ‘front për demokracinë’, mesazh i cili është lexuar si një mesazh për krijimin e një partie të re politike, për shkak të dobësimit të LSI. Ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar se Meta do të krijojë një parti të re me artistët. “Unë po ju them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje të re qytetare, që pak nga pak do transformohet në një parti”, ka pohuar Rama. Megjithatë, Meta ka mohuar planet për krijimin e një parti të re.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gomari: 02/08/2020 11:50

    EDHE UNE ANETAR I VV JAM SE KJO ESHTE PARTA JONE.....

    Përgjigju
  • altini: 02/08/2020 11:13

    cfar m.tin do vetvendosja e kosoves ne Shqiperi?pak rremuje beri ne Kosove ai debili shkurti po do vije te mari pjese ne rremujerat qe bejne opozita e sotme?shkoni mor pirdhuni e mos ejani se nuk ju duam....albini e gjith letyrat e tij te shohin te rregullojne Kosoven

    Përgjigju
  • Halil: 02/08/2020 11:06

    Une mendoj qe te gjitha partite jane streha te interesave personale te gjithe piramides se tyre.keshtu qe mendoj qe te gjitha te shkrihen e te deklarohen te jashteligjshme.Zgjedhjet per deputet te jene inisiativa personale nga njerez te cilet te kene nje cv akademike ne fushat perkatese te cilet te kontrollohen nga nje komision i posacem i tipit veting.E me pas populli ti zgjedhe alternativat me te mira..E me pas keta burra e gra me integritet te zgjedhin kandidatin me te mire per Kryeminister jo me shume se nje mandat.

    Përgjigju
    • Asd: 02/08/2020 19:23

      Shume dakort.

  • Astriti: 02/08/2020 07:58

    Une them qe te gjitha familjet te paraqitin kerkesen per licence partie, duke u siguruar nga nje rroge shtese. Shqiperia eshte vendi i vetem ku vegjetojne partite fantazem ose te tipit nje kryetar pa anetare. Kaq te varfer dhe ne te njejten kohe kaq bujare me keto shushunja. Me shumatoren e parave te dhjetera partive pa vlere qe i merret buxhetitçdo vit çdo vit, do te kishim ndertuar banesa sociale apo rruge fshati me shume. Amerika dy parti, ne fukarenjte shtojme numrin e partive parazitare nga te cilat nuk do te kishim asnje dobi.

    Përgjigju
  • Derri: 01/08/2020 23:54

    Pasi nuk ja doli ne Kosove, Anti-USA do futet ne Shqiperi, haaaa mr Mother Rusi ...

    Përgjigju
  • Nazi: 01/08/2020 22:13

    Dakort qe te krijojne po votuesit ku do I gjejme?!

    Përgjigju
  • Vendi i cudirave: 01/08/2020 22:08

    Nje arsye me teper qe bota te tallet me ne, mjere ne taxapaguesit dhe therimet e fundit qe na ngelin neper xhepa do tja japim ketyre shushunjave te reja qe po lindin

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 01/08/2020 20:13

    Parti te reja...keq per pras ,eshte nje shprehje.

    Përgjigju
  • Arbër: 01/08/2020 19:26

    KRYEMINISTRI I ARDHËSHM QUHET ERION VELIAJ ...!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/08/2020 18:54

    KRYEMINISTJA E ARDHËSHME QUHET RUDINA HAJDARI ...!!!

    Përgjigju
    • Iliria: 02/08/2020 10:55

      Halit valteri allahu turku po me mire jepjani voten djalit enverit se ketyre islamisteve

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së