Ka mjaftuar një ceremoni mortore në Kukës, pak ditë më parë që të kthehet në vatër infektimesh me COVID- 19. Katër rasteve të para, prej të cilave tre të së njëjtës familje, sot u janë shtuar edhe pesë raste të reja. Pesë rastet e reja janë kontakte të rasteve të mëparshme që burim infektimi kanë pikërisht ceremoninë mortore të pak ditëve më parë në Bicaj të Kukësit. Rastet e zbuluara nuk kanë simptoma shqetësuese gjithsesi sipas Njësisë Vendore Shëndetësore janë marre masat në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit për izolimin e kësaj vatre. Të njëjtat burime thonë se sot janë dërguar në ISHP edhe shtatë tampone të marra në kontaktet e të infektuarve.


Lajmi kryesor:

53 viktima/ Dy ditë rresht me nga 2 humbje jete me COVID! 61 raste të reja sot...'Infektohet' burgu i Fierit, ceremonia mortore vatër në Kukës