5 shkolla të reja në ‘Don Bosko’, Veliaj inspekton punimet te ‘Qazim Turdiu’: Po i ndërtojmë me të njëjtën cilësi si te Liceu Artistik
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në inspektimin e punimeve për shkollën “Qazim Turdiu”
Pesë shkolla të reja vetëm në Njësinë 9 në Tiranë, dy prej të cilave në zonën e “Don Boskos”, do të mirëpresin nxënësit me kushte shumë herë më të mira vitin e ardhshëm mësimor.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për shkollën “Qazim Turdiu”, e cila pas dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit po ringrihet nga themelet, duke i rritur në të njëjtën kohë vlerën gjithë zonës.
“‘Don Bosko’ ka qenë prej kohësh një nga zonat e lakmuara të Tiranës, por imagjinoni sa e lakmuar do të jetë tani që po i shtohen shkollat në çdo cep të Njësisë 9. Po mbarojmë dy shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri” në fund të “Don Boskos”; po mbaron shkolla “Andrea Stefani” te “Shqiponja”, në ekstremin e Njësisë 9; po ashtu, po bëhen edhe dy shkollat e reja “Qazim Turdiu” dhe “Hasan Vogli”, që janë si dita me natën me çfarë trashëguam”, u shpreh Veliaj.
Ai shtoi se me përfundimin e tyre, banorëve të zonës do iu rritet vlera e pronës prej faktit se kanë shkollën afër.
Veliaj tha se shkolla “Qazim Turdiu” është konceptuar si një kampus. “E kemi shfrytëzuar territorin që ‘zemrën’ ta ketë bosh; pra, terrenet sportive dhe oborri në qendër, kurse hyrja të jetë si në lindje, edhe në perëndim të shkollës. Po aplikojmë të njëjtin standard cilësie që kemi vendosur tek Liceu Artistik dhe shkolla “Servete Maçi”. Fokusi tek terrenet sportive i përshtatet dhe kohës, ku gjithmonë e më shumë po inkurajojmë fëmijët të qëndrojnë sa më shumë në ajër të pastër, të shfrytëzojmë ditët me diell, si kjo e sotmja”, deklaroi kreu i Bashkisë.
Ai u shpreh mirënjohës ndaj gjithë komunitetit të Njësisë 9, për mirëkuptimin e treguar me kantieret e hapura edhe në infrastukturën rrugore, veç asaj arsimore dhe shëndetësore, ku veçoi rrugën “Mine Peza” dhe “Rrugën e Durrësit”.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3103
Lajme të tjera
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
-
U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin tek dera e burgut
24 Prill, 18:50
-
VIDEO/ Qytetares i bie të fikët në aeroportin e Hanoverit, Veliaj i vjen në ndihmë
24 Prill, 14:38
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24
-
Kryebashkiaku Erion Veliaj zyrtarisht 'Qytetar Nderi' në Komunën e Bujanocit
23 Prill, 18:20
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Volejboll/ Tirana fiton 1-3 derbin e parë me Partizanin, bardheblutë marrin avantazhin me përmbysje
23 Prill, 14:59
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
Po ketu te 21 Dhjetori a te ish klubi Partizani ke ndërtuar 30 pallate dhe ad1 Shkollë ,plus që kur erdhe si Kryetar ke shtuar në Faturat e ujit edhe 1500 lekë çdo muaj taksë infrastrukturore Shkollë??!! s'ke prishur një mur abusive?!
Përgjigju