50 milionë të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën (VIDEO)

Shkon në 50 milion numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën, 25 % e tyre të regjistruar ditët e fundit.  Muaji tetor ka qenë më i rëndi për shtetet që janë përballur me pandeminë deri më tani.

Shtetet e Bashkuara janë kthyer në shtetin e parë që kanë raportuar më shumë se 100,000 të infektuar brenda ditës, ndërsa presidenti i ri ka theksuar se njëri nga prioritetet e qeverisë së tij është lufta ndaj pandemisë.

Ndërkohë që Europa vazhdon të shtojë orë pas ore kufizimet.

Portugalia është bërë vendi i fundit evropian që  vendos kufizime  ndaj Covid-19 mes një valë të dytë të pandemisë.

Nisur nga dita e sotme në 121 bashki të vendit do të ketë shtetrrethim midis orës 23:00 dhe 5 të mëngjesit dhe nga 1 pasdite në fundjavë për të frenuar përhapjen e virusit.

Mbretëria e Bashkuar  po ashtu nga e enjtja hyn në bllokimin e tyre të dytë dhe ka regjistruar rreth 20,000 raste të reja të COVID-19  dhe më shumë se 400 vdekje.

Franca është një nga vendet më të goditura në Evropë dhe  prej javësh ata janë rikthyer në izolim, ndërkohë që autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje sërish njerëzve për të respektuar masat mbrojtëse.

Italia në anën tjetër  ka krijuar shtetrrethime në katër rajone dhe ndalim të lëvizjes gjatë natës në të gjithë vendin në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit. Shumë vende kanë mbyllur biznese ose kanë lëshuar bllokime të pjesshme.

Në Hungari më shumë se 4,500 persona u infektuan ditën e premte, teksa 24 orë më pas u regjistrua një tjetër rekord negativ, me 5300 raste të infektuarish dhe 107 viktima. Ditën e diel autoritetet hungareze bënë të ditur për 4673 raste të reja dhe 81 humbje jete.

Në Republikën Çeke, janë regjistruar mbi 1 mijë viktima gjatë javës që shkoi, me një mesatare prej 250 infektimesh në ditë, ndërkohë që ditën e martë numri i viktimave në 24 orët shkoi 240.

Edhe në Kroaci është regjistruar një rritje e rasteve të të infektuarve, teksa të dielën u regjistruan 2543 raste.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi 

Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi