50 mln euro nga droga, Rama:
SHISH e Tatimet skaner 'bosëve'

Çdo biznes i dyshimtë, llogari bankare, makina dhe pasuri e paluajtshme duhet të kalojë në skaner. Kushdo që zotëron asete të tilla duhet të provojë vendosjen ose do të konfiskohen dhe zotëruesit të përgjigjen para ligjit.

Nuk do i kursejmë të fortët, ata mund ta tregojnë forcën në komisariat. Aty fillon lufta ndaj tyre. Dihet kush janë dhe dihet ku janë ata me automjete luksoze
”.
 
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e radhës së Task Forcës për luftën kundër kanabisit duke paralajmëruar aksion kundër grupeve kriminale që kanë vendosur asetet me veprimtari të paligjshme. 
 
Rama u shpreh se pas përfundimit me sukses të operacionit për zhdukjen e kultivimit të kanabisit, tashmë objektivi i radhës do të jetë lufta ndaj pasurive kriminale të vendosura nga grupet, ndërsa do të goditet çdo tradhtar në radhët e policisë së shtetit.
 
Objektivi i parë i planit anti-kanabis është përmbushur, rezultat inkurajues i policisë. Ky vit shënon vitin me sasinë më të ulët të kanabisit të kultivuar ndonjëherë qysh nga viti ’91 në Shqipëri. Kjo qasje e re që është rezultat i planit kombëtar kërkon shtrirje shumë më agresive tani për të luftuar kundër rrjeteve të kultivimit dhe trafikimit.
 
Ky vit shënon nivelin më të ulët të kultivimit të kanabisit.  Referimi tani duhet të jetë te asetet kriminale, edhe largimi nga sytë e publikut i shfaqjes së policisë më drapër në dorë dhe luftëra mes tymit dhe vapës është arritje më vete.
 
BE e përfshirë në këtë proces me në fond mbështetje për zgjatjen me një muaj të fluturimeve monitoruese, deri në kufirin e fundit kohor përsa i përket mundësisë për kultivim të kemi një kontroll të plotë. Të heqim Shqipërinë nga harta e kultivimit të kanabisit.
 
Goditja e këtyre rrjeteve nuk mund të kuptohet pa shkatërrimin e aseteve të tyre, ky është objektivi i radhës. Goditjen ekzemplare ta shtrijmë drejt elementëve kriminalë që vijojnë të sfidojnë komunitetin me prezencën e tyre dhe meritojnë një përgjigje të ashpër.
 
Theks i fortë aty ku ka burime financiare të krijuara, te lidhjet e krijuara brenda dhe jashtë vendit nga grupet kriminale. Këtë vit numri i rrjeteve të goditura ishte më i madh, duke shkuar më lart në hierarkinë e botës së krimit.
 
Në fazën ku po hyjmë tani, do të ketë një tregues më të fortë për të matur suksesin, me numrin e rrjeteve të shkatërruara dhe veçanërisht me sasinë e aseteve të sekuestruara
” deklaroi ai.
 
“Duhet bashkëpunim me SHISH, Tatimet dhe Doganat”
Për operacionin e radhës, Rama kërkoi bashkëpunimin e policisë me SHISH, prokurorinë, DPPP, Tatimet, Doganat dhe të gjitha strukturat e tjera të shtetit.
 
Për plotësimin e tij kërkohet që policia, SHISH, prokuroria, DPPP, Tatimet, Doganat dhe të gjitha strukturat të intensifikojnë vëllimin e informacionit për të analizuar të gjithë këtë hetime të përbashkëta si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe me partnerët për të projektuar dhe realizuar goditjen e këtyre rrjeteve.
 
Kërkohet një goditje shembullore dhe kapilare, individë me imunitet të imponuar përmes rrugës së krimit nuk duhet të gjejnë vrimë ku të futen dhe jo të fshiqen si faktorë shoqëror.
 
Askush nuk duhet të guxojë të bëjë karshillëk në shkolla, lagje dhe komunitet përmes shkeljeve të normave, me mjete që kushtojnë sa ‘qimet e kokës
pa i justifikuar” tha ai.
 
Rovena Voda: 50 mln euro pasuri kriminale
50 milion euro pasuri në cash, vila, apartamente e automjete janë gjetur nga Task-Forca në kuadër të aksionit anti-kanabis të nisur prej disa kohësh.
 
Në këto 8 muaj u kapën 20 herë më shumë drogë se në 2016.  180 raste trasnfertash parash të raportuara nga Tatimet, urdhra bllokimi në 30 raste me vlerë pasurie 3.7 mln euro.

Kështu deklaroi zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Drejtuese e Task Forcës Antikanabis, Rovena Voda. 

Policia kishte në terren mbi 1500 grupe kontrolli me rreth 4500 punonjës, në gjithë territorin e vendit.
 
Nga referimet e hetimeve pasurore të kryera nga strukturat policore të Hetimit të Aseteve Kriminale janë gjetur dhe identifikuar rreth 50 milion euro, si automjete, vila, apartamente e lokale.
 
Edhe nga 20 raportimet e Guardia di Finanza për parcela të dyshuara, pas fluturimeve me avion, vetëm 5 prej tyre rezultuan me rreth 700 bimë kanabis, ndërsa të tjerat me kultura bujqësore.
 
Në këto 8 muaj u kapën 20 herë më shumë drogë se në 2016.  55 janë grupet kriminale të goditura me mbi 180 persona të proceduar. 
 
Drejtoria e Tatimeve ka referuar mbi 180 raste të dyshimta në Policinë e Shtetit dhe Prokurori që konsistojnë në pasuri të pajustifikuara dhe transaksione pa logjikë ekonomike e ligjore.
 
Për 30 raste janë nxjerrë urdhra bllokimi të llogarive/transaksioneve në vlerë totale rreth 3.7 mln euro.
 
Janë kryer verifikime për mbi 1070 persona dhe informuar institucionet ligjzbatuese në përgjigje të 129 kërkesave të tyre, në funksion të investigimeve policore apo procedimeve penale. Në këtë kuadër po analizohen 175 raportime për aktivitet të dyshimt
ë” deklaroi ajo. 

Haki Çako: 25 herë më pak kanabis se një vit më parë
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka deklaruar se krahasuar me një vit më parë është mbjellë 25 herë më pak kanabis në Shqipëri.
 
Rikontroll masiv të territorit, bashkëpunim me italianët. 25 herë më pak se një vit më parë bimë të kultivuara.
 
Janë goditur grupet kriminale, vijon puna për sekuestrimin e aseteve kriminale. Policia e angazhuar edhe për objektivat e tjera.
 
Kemi kërkuar zbatimin e një plani me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, automjetet luksoze që nuk justifikojnë burimin.
 
Luftë kundër ndërtimeve pa leje, por edhe të gjitha veprimtarive të tjera të paligjshme
” deklaroi ai.
kryeministria
(Mbledhja e Task Forcës kundër drogës)



/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit