POGRADEC- Një 40-vjeçar me iniciale E.B, është arrestuar mesditën e sotme pasi po transportonte ilegalisht shtetas të huaj drejt Kosovës.
40-vjeçari është arrestuar në flagrancë në fshatin Lin të Pogradecit teksa me një mjet minibus tip "Mercedes-Benz" po kryente transportimin e paligjshëm të 14 personave.
Mësohet se 40-vjeçari, drejtues i automjetit kishte marrë përsipër këtë veprimtari të paligjshme në këmbim të 50 eurove për person.
Mbi E.B rëndon akuza për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
Komento
Komente











