500 skutera të rinj të Tiranë, Veliaj: Lehtësojnë trafikun, do të vendosen në të gjitha kryqëzimet kryesore! Ja çmimet e paketave

500 skuterë të rinj janë shpërndarë nga Bashkia Tiranë në kryqëzimet kryesore të qytetit me qëllim lehtësimin e trafikut.  Kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi nismën e bashkisë përmes aplikacionit “Bin Bin” me qëllim promovimin e mjeteve të vogla elektrike, që nuk ndotin ambientin, shkurtojnë distancat dhe lehtësojnë trafikun e rënduar të kryeqytetit.

“Tirana është bërë një qytet tejet turistik. Kjo do të thotë se qyteti, gjithmonë e më shumë, do t’i ofrojë mjete të tilla edhe për një treg tjetër, ndërkombëtar. Pra, nuk është momenti për t’i vandalizuar, as për abuzim, janë mjete që kushtojnë dhe duhen mirëmbajtur nga secili prej nesh, që ta lëmë në të njëjtën gjendje që e gjetëm.”- tha Veliaj.

Pagesa do të kryhet në mënyrë elektronike varësisht minutave të përdorimit nga qytetarët, ndërsa Veliaj e cilësoi si një nga mjetet më miqësore të qytetit.

‘Çdo ditë, në qytet kryhen 800 mijë segmente me makinë. Nga këto, 400 mijë segmente janë më pak se 1 km. Këto segmente mund të bëhen me biçikletë, mund të bëhen në këmbë, mund të bëhen me autobus, dhe tani mund të bëhen edhe me skuter. Sigurisht, është edhe një mjet i pastër. Ka shumë njerëz që përdorin motor dhe mjete të tjera, disa prej tyre ndotin, janë me benzinë dhe naftë. Ky mjet është 100% i pastër”,- u shpreh Veliaj.

Përdoruesit e skuterave do të duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe për këtë do të kujdesen struktirat e policisë së shtetit, asaj rrugore dhe policia bashkiake për të edukurar përdorimin e këtij mjeti të ri.

 

 

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Fundi i një legjende, Cristiano Ronaldo vendos rekord negativ

Euro 2024/ Fundi i një legjende, Cristiano Ronaldo vendos rekord negativ