Hetimet për aferën e korrupsionit në të cilën u përfshi dhe gjyqtarja e lartë Majlinda Andrea janë drejt fundit dhe brenda muajit tetor kjo dosje do të mbyllet me komunikimin e akuzave të pandehurve dhe dërgimin e saj në gjyq.
Këtë fakt e bënë të ditur burime nga grupi hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme për Report Tv të cilët sqaruan se do të jetë gjykata ajo që do të vlerësojë nëse hetimet në të cilat u përfshi dhe gjyqtarja janë apo jo ligjore me ndryshimet kushtetuese dhe kompetencat hetimore.
Ndërkohë këtë të martë në Gjykatën e Lartë seanca për zëvendësimin e masës së arrestit me burg të Ilia Cabirit u shty për të mërkurën në mesditë.
Cabiri u arrestua dy muaj më parë nën akuzën e korrupsionit me 50 mijë euro në këmbim të një vendimi në të cilin po ashtu është i përfshirë dhe bashkëshorti i gjyqtares Andrea, Odise Andrea i arratisur nga Shqipëria.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com