Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2014, leku ka mbetur i qëndrueshëm ndaj euros, por është nënçmuar ndaj dollarit amerikan, duke reflektuar kryesisht trajektoren e kursit euro/dollar në tregjet ndërkombëtare, beri të ditur Banka e Shqipërisë. Në terma realë, monedha vendase shfaqi vlera të lehta mbiçmuese, si rrjedhojë e rënies më të shpejtë të inflacionit në vendet partnere tregtare të Eurozonës në krahasim me atë në vend. Ndërsa gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2014, kursi mesatar i këmbimit lekë/ euro rezultoi 139.7, në rënie të lehtë nga një gjashtëmujor më parë, ndërsa ai lekë/dollar rezulton 104.6 nga 102.3 një gjashtëmujor më parë.
Në nivel vjetor, monedha vendase është mbiçmuar me rreth 0.4% ndaj monedhës evropiane dhe është nënçmuar rreth 3.9% ndaj dollarit amerikan.
Në të njëjtën periudhë, kursi nominal efektiv i këmbimit (NEER20) ra në terma mesatarë, duke shprehur një mbiçmim të lekut me rreth 0.5% në terma vjetorë. Në terma realë (REER), monedha vendase u mbiçmua mesatarisht me 1.7% në bazë vjetore. /atsh/
/Shqiptarja.com