6 viktima dhe 117 raste me COVID! Rritet mesatarja javore e të prekurve, nëna infekton foshnjën në Sarandë, i prekur edhe një efektiv policie

Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve dhe i viktimave në vendin tonë, ndërsa është rritur dhe mesatarja javore me 96 raste në ditë. Mesatarja javore e kaluar ishte 90 raste në ditë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 humbje jete të gjithë të shtruar në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi. Një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera  dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

 Në 24 orët e fundit janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të ndjekin sistemin e referimit: Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik

COVID-19 – Statistika (27 Korrik 2020)

Testime totale                   39183

Raste pozitive                     4880

Raste të shëruara             2745

Raste Aktive                        1991

Humbje jete                       144 (Qarku Tiranë 76, Shkodër 22, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1082

Durrës                  230

Shkodër               198

Vlorë                     100

Lezhë                    83

Fier                        72

Korçë                    67

Elbasan                 48

Kukës                    44

Berat                     29

Gjirokastër          21

Dibër                     17

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:47
Nëna infekton me COVID foshnjën në Sarandë, i prekur edhe një efektiv policie

Një foshnjë 3 muajshe ka rezultuar e infektuar me COVID në Sarandë. Të premten rezultoi pozitive me COVID nëna 25-vjeçe, ndërsa më pas iu bë tamponi edhe foshnjës që doli se ishte prekur. Nëna bashkë me fëmijën me origjinë nga fshati Mursi i Sarandës janë nisur drejt spitalit Infektiv për mjekim të specializuar për të qenë nën vëzhgimin e mjekëve. Po ashtu drejt Tiranës është nisur edhe një efektiv policie që rezultoi i prekur me COVID.

Ora 10:55
Infektohen me COVID 2 nënkryetarët e bashkisë Lezhë

Dy nënkryetarët e bashkisë së Lezhës kanë rezultuar pozitivë me Covid 19. Sipas burime të Report Tv ata janë vetëizoluar në shtëpi dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ora 10:50
Vdes nga COVID-i shoferi i ministres, Elisa Spiropali: Na trondite dhe trishtove thellësisht

TIRANE-Për 1 vit e gjysmë e kish shoqëruar kudo, 12 orë në ditë. I duruar, i kujdesshëm e fisnik ishte për ministren Elisa Spiropali, shoferi i saj Gani Potka, gardisti 58-vjeçar i cili e humbi betejën me koronavisurin. Gardisti  ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë dhe u dërgua në spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi” nën kujdesin e mjekëve i intubuar, por gjendja e tij e rënduar nuk mundi ta luftojë virusin vdekjeprurës. Miq të tij e koleg e përshkruajnë një njeri të fortë, që dhe siç vetë ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, shprehet në një postim të ndjerë, nuk kishte pirë kurrë një aspirinë.

Ora 09:50
Miqtë mblodhën 38 mijë euro për ta dërguar në Turqi, ndërron jetë nga COVID, vetëm 39 vjeç, mësuesi i Medresesë nga Shkodra! Myftiu: Mbetesh model i pastërtisë

Gazion Rusi, një mësues nga Shkodra, në moshë të re, 39 vjeç, ka humbur betejën më koronavirusin, duke u bërë viktima e 139 në vend për shkak të pandemisë.

Mësohet se mësuesi i matematikes, i cili ushtronte profesionin e tij në Medresë e Shkodrës, ka qenë i shtruar në Tiranë, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij është komplikuar ndjeshëm. Më konkretisht ai ka qenë i shtruar në spitalin 'Shefqet Ndoqi', aty ku pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur t'ia hedh kësaj sëmundje. Nga të afërmit dhe të njohurit u bë edhe apeli për ta dërguar jashtë vendit dhe për këtë arsye u mblodhën 38 mijë euro në afro 12 orë. Pavarësisht solidarizimit të jashtëzakonshëm fatkeqësisht mësuesi s'e fitoi dot betejën. Mesuesi 39 vjeçar ishte baba i tri vajzave.

Me këtë rast bëhen 22 persona nga Shkodra të cilat humbasin jetën për shkak të koronavirusit.

 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë