62 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, asnjë viktimë dhe 415 të shëruar

62 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, asnjë viktimë dhe 415 të shëruar

Foto ilustruese

62 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga ky virus. Rastet pozitive kanë dalë nga 294 testime që janë kryer.

Të shëruar ditën e sotme janë konfirmuar 415 persona. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë identifikuar 323.692 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë 1861 qytetarë aktivë me COVID-19, 16 prej të cilëve po marrin trajtim në spital.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër këtij virusi. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Statistika për datën 6 shtator 2022 nga Ministria e Shëndetësisë

Raste të reja ditore                62

Të shëruar në 24 orë          415

Të shtruar në spitale             16

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     294

Testime totale                1,966,374

Raste pozitive                 329,137

Raste të shëruara          323,692                                                                                  

Raste Aktive                    1,861

Humbje jete                    3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   855

Shkodër                 184

Fier                         172

Elbasan                   163

Durrës                     118

Korçë                       100

Vlorë                         92

Gjirokastër                54

Berat                           49

Dibër                           45

Lezhë                          24

Kukës                           5

 

 

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente