Nikki King është gjyshja 66 vjeçare e cila la punën për t’u kujdesur për dy mbesat e saj binjake.

Ajo ishte drejtoreshë e manaxhimit të kompanisë Isuzu me një xhiro të ardhurash prej 48 milionë dollarë.

Nikki ishte bërë tre herë mama por nuk e kishte shijuar shumë rritjen e fëmijëve të saj pasi i është përkushtuar karrierës.

Ajo kishte dashur gjithmonë që të bëhej gjyshe dhe  tani vajza e saj e madhe Lisa, 40 vjeçe ka lindur dy binjakë.

nikki king

Nikki thotë se kjo për të nuk është fare sakrificë, por është gjëja më e bukur në jetë.

Ajo nuk ka pasur një martesë të lumtur dhe dëshiron që në pleqërinë e saj të mos ketë martesë të dytë por t’i kushtohet rritjes së mbesave të saj.

Këtë gjë e bëjnë të gjithë kolegët e mi, shprehet 66 vjeçarja dhe pse kujdesen vetëm në fundjavë për nipërit dhe mbesat e tyre.

Nikki ka preferuar të kujdeset me kohë të plotë dhe thotë se gjëja më e bukur është të të mbështetet një bebe në gjoks tek sa flen.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)