7 deputetë të opozitës i kërkojnë urgjentisht llogari Klosit për vrasësin e pishave, që rrezikon edhe turistët

7 deputetë të opozitës i kërkojnë urgjentisht llogari Klosit për vrasësin e pishave, që rrezikon edhe turistët

TIRANE-Sot një grup prej 7 deputetësh i drejtuan Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ku kërkojmë shpjegim lidhur me dëmtimet serioze të sipërfaqeve të mëdha pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë nga procesionaria, shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila sipsa tyre ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera.

Për rrjedhojë, kjo gjendje ka dëmtuar ekosistemin pyjor, mjedisin e turizmin në këto zona, thonë më tej deputetët e opozitës së re. Iniciativës së Ligoraq Karamelos i janë bashkuar duke firmosur për interpelancën Vasil Sterjovski, Nikolin Staka, Zef Shtjefni, Majlinda Halilaj, Ediola Braha dhe Kujtim Gjuzi. Por cfarë është procesionaria? Ajo njihet ndryshe si sëmundja e pishave. Procesionaria është një krimb që lokalizohet në sythet e pishës duke frenuar rritjen e tyre.

Veç kësaj sëmundja degradon edhe lastarët ekzistues duke i tharë në mënyrë progresive. Gjithashtu ky virus mund të transmetohet edhe tek njeriu pasi vepron si larvë urtikante. Report TV prej kohësh ka ndjekur nga afër këtë shqetësim duke raportuar nga mali i Moravës se si kjo sëmundje vrastare për pishta dhe pyjet e zonës janë duke dëmtuar ekosistemin, sipërfaqen e gjelbër dhe kurorën e pyjeve që përveçse vlerave ekologjike kanë vlerë të lartë turistike, jo vetëm nga vendasit por edhe të huajt.

Nisma e 7 deputetë të opozitës me Kujtim Gjuzin kërkojnë interpelancë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eureka: 30/01/2020 00:31

    Sh.shqetesuese...?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE