7 vjedhje makinash e zyrash për 7 muaj! 19 vjeçari kapet pas ndjekjes nga policia, i fiksuar edhe pas ëmbëlsirave

7 vjedhje makinash e zyrash për 7 muaj! 19 vjeçari kapet pas ndjekjes nga policia, i fiksuar edhe pas ëmbëlsirave

Foto ilustruese

TIRANË- Një 19-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi akuzohet se në 7 muaj ka kryer të paktën 7 vjedhje. I arrestuari është E. M., 19 vjeç, banues Kamzë. Ai është kapur teksa tentonte të vidhte aksesorët e një  makine tip “Benz”, në pronësi të M. K., tek pallatet 'Fratari'  rreth orës 03:30.

Pasi ka parë policinë ai ka tentuar të largohet por u prangos gjatë ndjekjes në mbikalimin e Casa Italia-s. Nga verifikimet e momentit rezultoi se makina që E. M., 19 vjeç, përdorte ishte vjedhur në Elbasan ndërsa targat ishin vjedhur në Durrës.

Sipas policisë ky 19 vjeçar së bashku me tre shtetas të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre, konkretisht:

• Më datë 17.06.2019, gjatë orëve të natës në autostradën Tiranë – Durrës, kanë vjedhur një shumë lekësh të xhiros ditore në ambientet e subjekti në administrim të shtetasit G. S.

• Më datë 01.07.2019, gjatë natës, në rrugë dytësore Kashar, kanë vjedhur me thyerje zyrat e një kompanie në administrim të shtetasit B. Rr, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi të konsiderueshme produkte ëmbëlsirash.

• Më datë 17.08.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në Fushë Mëzez, kanë vjedhur me thyerje shoqërinë në administrim të shtetasit I. L, ku kanë marrë rreth 100 kg materiale bronzi.

• Më datë 10.11.2019, në orët e para të mëngjesit në rrugën “Ali Kelmendi”, kanë vjedhur zyrën e financës së një shoqërie në administrim të shtetasit O. Q,  ku kanë marrë shumën e xhiros ditore prej 400000 lekësh, duke kanosur me leva në duar rojet e sigurisë.

• Po më datë 10.11.2019, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Ali Kelmendi”, kanë tentuar të vjedhin zyrat e një biznesi tjetër, në administrim të shtetasit  A. P.

•Më datë 15.12.2019, në orët e para të mëngjesit, në Fushë Mëzez, në autostradën Tiranë-Durrës, kanë vjedhur në ambientet e një biznesi ne administrim të shtetasit A. B., një sasi aparatesh celulare të markave të ndryshme.

Në bashkëpunim me prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre personave.

Tashmë i riu do të përballet me akuzat për veprat penale, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 16/01/2020 09:54

    Do kete vjedhur edhe ato hekurat ne mes te dites ne Bulevardin e Ri te Tiranes qe i kishte shitur per skrap dhe dolen mbreme ne emision.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës