Nga Dubai, ku po merr në “World Government Summit 2023”, Kryeministri Rama ka folur për rastin e shumëvlerësuar të Shqipërisë të pjesëmarrjes së grave në qeverisje.
Rama tha se në Shqipëria ka sot më shumë se 70% të përbërjes së qeverisë gra dhe kjo ka ardhur sipas tij për shkak të nevojës së gratë janë më të besueshme se sa burrat kur vjen puna te rezultatet konkrete.
“Jam sinqerisht i përulur nga kjo ftesë dhe nga mundësia për të marrë pjesë në këtë varg kaq mbresëlënës evenimentesh në këtë platformë dhe për të pasur mundësi për të folur për përvojën tonë. Nuk ka qenë fjala për një model, por për një nevojë për t’i realizuar gjërat, për t’i bërë ato. Kam qenë dëshmitar me përvojën time që ajo që ka thënë Margaret Theçer se nëse do që gjërat të bëhen jepja një grua të vërtetohet. Përfaqësimi është e i një rëndësie thelbësore, ndonjëherë këto mund të bëhen ndonjëherë me metoda që mund të duken si të imponuara por duhet të ndodhet. Kjo është diçka që vlen për kuotat. Dikush mund ta argumentojë nëse kuotat janë apo jo perfekte por ato janë gjëja e duhur.
Shifrat e grave në qeverinë tonë, që praktikisht është më e ekzagjeruara në të gjithë botën. Por nuk është diçka sepse donim që të ishte pikërisht kështu por erdhi natyrshëm. Në qeverinë e parë e doja 50% me 50% por më vonë e kuptova që gratë ishin më të përshtatshme për punën nëse duhej bërë”, tha Rama.
Kryeministri gjithsesi u shpreh se ende nuk është bërë mjaftueshëm për të thyer ato barrierat e trashëguara.
“Kjo nuk është mjaftueshëm, është krejt larg kësaj pasi duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo duhet të funksionojë nga lart poshtë. Ende nuk është mjaftueshëm pasi duhet të vijojë edhe në sektorin privat, dhe po ashtu edhe në nivele të tjera, deri në shtëpi ku kemi probleme me dhunën në familje. Kjo është njëra anë dhe ana tjetër është se duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk është diçka magjike”, tha Rama në “World Government Summit 2023”.
Lajmi kryesor: