TIRANE- Në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, ministria e Arsimit dhe Sportit zhvilloi konkursin kombëtar të pikturës me pjesëmarrës të nxënësve të të gjithë shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve nga i gjithë vendi. Punimet më të mira artistike u ekspozuan pasditen e kësaj të mërkure në Universitetin e Arteve, ku u ndanë edhe çmimet.
Çmimin e parë e mori piktura e nxënësve të shkollës teknike elektrike “Gjergji Canco”, ndërsa dy çmimet e dyta u ndanë përkatësisht për gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë dhe “Tahir Sinani” në Paskuqan.
Ndërsa me çmimin inkurajues u vlerësuar nxënësja Kejsi Duqi nga shkolla “Sadik Stavaleci” në Kashar. E pranishme në ndarjen e çmimeve, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, përgëzoj nxënësit dhe shprehu mbështetjen për talentet e tyre.
“Falë angazhimit tuaj të veçantë dhe të mësuesve tuaj, në këtë vit jubilar, festa e 70-vjetorit, e mbushur me aktivitete në gjithë Shqipërinë duke filluar nga fëmijët e kopshteve e deri tek maturantët e gjimnazeve, ka marrë një përmasë të re, lirie, atdhedashurie e krenarie kombëtare. Do të vazhdojmë të jemi pranë jush për t’i dhënë krah pasionit tuaj”, tha ministrja Lindita Nikolla.
Përmes punimeve artistike, nxënësit pasqyruan ngjarjen historike të Çlirimit të vendit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com