71 kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkie, kandidatë për funksione të rëndësishme dhe zyrtarë që kanë aplikuar për rritje në detyrë, kanë rezultuar me dosje si bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, punonjës të ish Sigurimit dhe anëtarë të strukturave gjykuese në proceset politike të regjimit komunist. Nga viti 2017 deri në fund të vitit 2021, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, i njohur ndryshme si Komisioni i Dosjeve, ka verifikuar 2.189 kandidatë përpara zgjedhjes, emërimit dhe ngritjes në detyrë, nga të cilët
2.118 kanë rezultuar të pastër dhe 71 të lidhur me ish Sigurimin e Shtetit.
Të dhënat reflektohen në raportin veprimtarisë së Komisionit për Hapjen e Dosjes për vitin 2021, ku ka bërë një bilanc edhe të punës 5-vjeçare. Nga 71 personat e identifikuar si të lidhur me ish Sigurimin e Shtetit, 13 tentuan të bëheshin pjesë e kupolës së drejtësisë, konkretisht në SPAK, BKH, KLP, KED, KLGJ, ILD, Prokurori etj. Ndërkaq, 6 persona me dosje në ish Sigurimin e Shtetit kanë aplikuar dhe garuar për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Sa i takon Kuvendit, deputetët e kanë përjashtuar veten me ligj nga verifikimit. Për deputetët verifikimi është me vullnet të lirë. Për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 vetëm 161 kandidatë nga katër parti politike kanë paraqitur kërkesën për verifikim. Nga verifikimi, 5 kandidatë kanë rezultuar me lidhje me ish Sigurimin e Shtetit. Komisioni i Dosjeve nuk jep informacion nëse këto 5 kandidatë janë zgjedhur apo jo deputetë, por fakti që vetëm 161 kandidatë kanë kërkuar të verifikohen, nga 1841 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 2021, gjasat janë që në Kuvendit aktual të ketë spiunë dhe anëtarë të ish Sigurimit të Shtetit.
K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
92.1%
-
Jo
4.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 203
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sigurimi i Shtetit! VIVA PARASHQEVI SIMAKU, VIVA! Esencë-Report Tv
31 Dhjetor 2024, 21:45
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor 2024, 20:56
-
Viti 1989/ Thirrjet vijnë nga godina e 7 e Qytetit Studenti: Viva Parashqevi, Viva!
22 Dhjetor 2024, 15:31
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor 2024, 19:19
-
Familja Berisha kundër reformës, 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun! Opinioni: Duhet kur mungon shteti i së drejtës
20 Dhjetor 2024, 17:08
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor 2024, 15:40
-
Sigurimi i Shtetit, si i përgjonte dhe ruante shkencëtarët shqiptarë? Esencë-Report Tv
13 Dhjetor 2024, 22:37
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor 2024, 22:10
-
Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile
11 Dhjetor 2024, 20:30
-
Antikorrupsioni/ Fjala e plotë e Edi Ramës: S’ka komplot kundër SPAK, pa PS s’do kishte reformë në drejtësi
11 Dhjetor 2024, 19:03
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor 2024, 16:14
Përderisa kuvendi bën ligje ku deputetët përjashtohen nga verifikimet e të qenit informator, Shqipërinë vijon t'a sundojë Sigurimi i Shtetit!
PërgjigjuOk.në të përgjithshme e asaj çka thuhet më lart,por publiku nuk ka nevojë për numra e përqindje,nëse objekti i kësaj pune është:shkulja nga rrënjët e së keqes që e ka zënë për gryke këtë popull at'here të gjithë këta të njollosur me damkën e spiunit apo b.puntorit të ish sig. të shtetit në diktaturë kanë emër,atsi,mëmësi,mbiemër lexojani popullit këta emra,ndryshe kësaj i thonë ku ishe asgjëkundi,çfar bëre hiç gjë,spiunët nuk u bënë,deputetë apo ministra,gjyqtarë,prokurorë e të tjera,por kryetarë partie bëhen,rasti konkret është penicilina dhe këta nuk janë e keqe e vogël,bëjnë politikën e shtetit, udhëheqin mazhorancën apo opozitën dhe populli nga që nuk i di me emër,mbiemër manipulohet e ju shkon mbrapa,çkusur ka populli,institucionet a janë për popullin atëhere të flasin për popullin me emër e mbiemër që populli e Shqipëria të shpëtojë nga shushunjat e së kaluarës diktatoriale,që ish b.puntorët e sig apo sekretarët e PPSH të mos i shiten këtij populli si ajka e demokracisë.
PërgjigjuCa ndryshimi ka nje spiun i sigurimit me nje spiun te udb apo asfalis greke e cias per kombin ton mund tma thot njeri
PërgjigjuIsh-sigurimsat i kemi shume qejf, sepse edhe ne i kemi ato dosje dhe mund ti shantazhojm lehtesisht servilet enverist!
Përgjigju