TIRANE - 5 gra dhe 3 burra do të marrin mandatin e deputetit pasi dorëzimit të mandatit për 8 deputetë të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Sfida për këtë proces elektoral ka bërë që partitë e mëdha të angazhojnë deputetë në këtë garë. Kështu në këto zgjedhje janë si kandidatë për kryetar bashkie katër deputetë nga e majta dhe katër deputetë nga e djathta.
Burime nga grupet parlamentar të PS-LSI dhe PD bëjnë me dije se deputetët e këtyre forcave politike kanë dorëzuar kërkesën pranë grupeve përkatëse parlamentare për dorëzimin e mandatit të deputetit.
Pas këtij hapi, Kuvendi i Shqipërisë i drejtohet komisionit qendror të zgjedhjeve për të bërë zëvendësimin e deputetëve. Kështu nga Partia Socialiste do të kandidojnë deputetët Armando Subashi në Fier i cili zëvendësohet nga Bujar Çela, Majlinda Bufi në Roskovec vendin e të cilës e zë Antoneta Dhima, dhe Artur Bushi në Krujë që I kalon deputetit Shkëlqim Troplini.
Ndërkaq nga maxhoranca lë mandatin e deputetes Majlinda Rira në Përrenjas e cila zëvendësohet nga Edlira Çekrezi. Në kampin e djathtë në Tiranë kandidon deputet Halim Kosova mandati i të cilit zëvendësohet nga Asllan Dogjani, në Elbasan demokratët kanë në garë deputetin Ardian Turku I cili do të zëvendësohet nga Arbiola Halimi.
Në Tropojë lë mandatin për të garuar në zgjedhje Besnik Duzha, mandati i të cilit i kalon Mimoza Hajdarmatajt. Në Shkodër kandidon për bashkinë e këtij qyteti deputetja Voltana Ademi e cila dorëzon mandatin e deputetes e që i kalon Irma Koplikut.
Kështu në këtë garë lënë mandatin e deputetit 5 deputetë burra dhe tre gra ndërsa pritet të futen në parlament 5 deputete gra dhe 3 burra.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO