Sekuestruan 8 ton kanabis në një operacion të përbashkët mes Krimeve të Rënda dhe policisë italiane, hetuesit vihen në gjurmët e pronarit të lëndës narkotike.

Në Shqipëri pas arrestit me burg për katër policët e doganës së Qafë Thanës kërkimet po vazhdojnë për një person me emrin Abaz të përmendur nga shoferi maqedonas Zoran Stanojoski dhe një maqedonasi tjetër me të cilin ai komunikon në telefon sapo ve re se policia italiane po e ndiqte, ku i kërkon të informojë Abazin.

Abazi dyshohet se është një binzesmen shqiptar, ndërsa Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit tregohen të rezervuara për të dhënat e tij pasi operacioni është ende i hapur.

Kamioni hyri në Qafë Thanë, u kap në Itali
Kamioni me 8 ton kanabis hyri nga dogana e Qafë Thanës pas një kompromisi mes punonjësve të doganës dhe trafikantëve. Ngarkesa kaloi lehtësisht edhe përmes portit të Durrësit, ndërsa vetëm në Itali u pikas se brenda tij ndodhej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. 

Menjëherë pas kapjes së ngarkesës në Itali, policia shqiptare vuri në pranga katër punonjës policie të doganës së Qafë Thanës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com