8 vite pas djegies, ‘mbin’ projekti në Ministri për Muzeun Kokalari, drejtorët kontradiktorë për fondet, të afërmit rrëfejnë sagën e degradimit

8 vite pas djegies, ‘mbin’ projekti në Ministri për Muzeun Kokalari, drejtorët kontradiktorë për fondet, të afërmit rrëfejnë sagën e degradimit

Shkrimtarja Musine Kokalari, dhe shtepia Muze ku ajo jetoi, ne pritje te restaurimit nga MK

 

“Jam e lumtur që shikoj rrënjët e familjes sime, dhe të historisë shqiptare, por gjithashtu jam shumë e trishtuar, për rrënimin e kësaj shtëpie. Shpresoj shumë që një ditë të rindërtohet dhe çdokush të vijë të shikojë gjërat e mrekullueshme që kjo grua erdhi dhe bëri për këtë vend, për gratë e për këdo që besoi se liria është e mundur në Shqipëri”

 

Kështu shprehej Arba Kokalari, paasardhëse e Musine Kokalarit sot deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, teksa vizitonte Shtëpinë Muze ku ka jetuar disidentja. Prej atëherë, ndryshimet që kanë pasuar, s’kanë bërë tjetër, veçse shpërfytyruar muzeun, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, i gjendur në rrugën Palorto të Gjirokastrës.

Tri kate pa çati, e pa dritare, mure të dëmtuar, pa porta e me hyrje të lirë, ku çdo kush që dëshiron në rastin më të mirë mund të shuajë kuriozitetin, për atë çka ka mbetur nga objekti pas zjarrit që pasoi në vitin 2014.

Restaurimi do të ishte një shenjë mirënjohje, a kwrkesw faljeje, por edhe një muze kujtese, për atë çka përfaqësonte Musineja Shkrimtarja e parë shqiptare, etnografe, themeleuese e Partisë Socialdemokrate, simbol i intelektuales qëndrestare, që vuajti torturat më çnjerëzore të regjimit komunist shqiptar…

Ish drejtuesja e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare ja lë fajin, për mos inicimin e restaurimit, disa prej trashëgimtarëve bashkëpronarë, ndërsa thotë se projekti e financimi nga Ministria e Kulturës janë gati.

Bibika Kokalari, nuse tek Kokalarët, bashkëshortja e kushëririt të Musinesë, e cila është kujdesur ndër vite për pasurinë intelektuale të shkrimtares, dhe i është gjendur pranë në vitet e fundit teksa rreket të kujtojë ndonjë porosi të saj, në të fundit biseda thotë: “Në lidhje me shtëpinë ajo nuk mendonte se do të vinte kjo ditë. Shtëpia trashëgohet nga pasardhësit e vëllezërve të saj. Në dijeninë time ata kanë qenë të interesuar për restaurimin e saj, nuk di ç’probleme mund të kenë dalë me Ministrinë”.

Arjeta Kokalari, e cila është kujdesur për shtepinë Muze, thotë se familjarisht janë përpjekur ta mirëmbajnë objektin, për të frenuar degradimin, ndonëse ajo nuk është ndër trashgimtarët.

“Më vjen keq, se të gjitha investimet që kemi bërë, kanë shkuar dëm! Po vidhen e po grabiten çdo ditë. Kam bërë disa denoncime si qytetare, jo si e afërme, se është shtëpi Monument Kulture e Kategorisë së Parë, që normalisht duhej të mbrohej nga shteti, e megjithatë nuk është marrë asnjë masë… Është prerë bimësia dekorative, një pjesë e shtëpisë është rrëzuar në mënyrë të qëllimshme e shumë dëme të tjera”, shprehet ajo.

 

Arjeta kujton se pas pasojave të zjarrit të 2014-ës, ka pasur edhe një projekt emergjence, me një vlerë mimimale…

“Ka qenë një projekt i tillë, i cili u bë shumë shpejt, që mos të përparonte shkatërrimi i shtëpisë. Ndonëse Ministria u zotua se do ta bënte, kërkonte financime tek pronarët” shprehet ajo.

Rrëfen më tej se objekti ka tërhequr vëmendjen edhe të një arkitekti gjerman, Severin Queck, i cili pak vite më parë erdhi në Shqipëri, ku qëndroi për për një periudhë, duke studiuar arkitekturën otomane të saj, historinë e Kokalarëve, por edhe qasjen e vizitorëve ndaj saj, duke mbërritur në një projekt konkret.

 “Queck, i cili ka studiuar në Universitetin e Arkiteturës në Vjenë, u dashurua pas historisë së Musinesë dhe dha një koncept të ri, ku mendonte të gërshetohej e vjetra me të renë. Ai e ka mbrojtur këtë projekt në Universitetin e Vjenës dhe ishte shumë i interesuar, nëse do të gjenim fonde ta realizonim”, shprehet Arjeta Kokalari.

 

Prej afro 2 muajsh si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vaso Polo, konfirmoi se Ministria e Kulturës e ka në fakt gati një projekt restaurues.

“Projekti është bërë dhe tani kërkohet financim për ta aplikuar dhe për ta rikonstruktuar shtëinë. Edhe sikur ata të duan, në këtë kohë që kemi dimrin para, rikonstruksioni i saj do të ishte i vështirë për t’u bërë. Mendimi im është që të fillojë nga fillimi i vitit që vjen për arsye se ka disa probleme të cilat nuk besoj se do të zgjidhen tani me këto shirat që po vijnë”, thotë ai.

Sa i përket pretendimeve për vjedhje e shkatërrime në shtëpinë-muze, dr. i DRKK Gjirokastër, thotë se në këtë institucion s’ka pasur ndonjëherë të tillë denoncim.  

“Problemi është që objekti gjendet në një pozicion shumë të askesueshëm nga kalimtarë të ndryshëm, por atje nuk ka ndonjë gjë për të vjedhur. Ne kemi ndërhyrë disa herë për të mirëmbajtur disa pjesë që mund të binin, thjesht se janë ankuar komshijtë. Bëhej fjalë për disa gurë që mund të binin dhe të dëmtonin banësën në krah, jo denoncim tjetër për shkatërrim a vjedhje. Dhe ne kemi ndërhyrë. Kemi stabilizuar një pjesë tw murit që kishte rënë, jo se kemi bërë ndonjë gjë të madhe. Ne mund të vinim një portë që ta mbyllnim në fakt, por ka pronarë të ligjshëm që kujdesen për atë shtëpi.”, shton më tej Polo.

Sa i përket faktit se DRKK ka kërkuar financim për projektin e emergjencës edhe nga pronarët Polo e pohon, duke shtuar se kjo është procedura që ndiqet normalisht.

“Kështu është edhe politika jonë që pronarët të mos jenë të paangazhuar fare. Ne në të gjitha ndërhyrjet që bëjmë është që mundohemi që ata kontriubojnë me diçka, me një vlerë të kufizuar të fondit. Edhe modeste të jetë ndëryhrja mirë është që edhe ata të bashkëfinancojnë”, shprehet drejtori i DRKK.

Në fakt ligji nr 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” parashikon në Nenin 23, që në rast dëmtimesh dhe paraqitje rreziku për Monumentet pronarët duhet të bashkëpunojnë me drejtoritë rajonale përkatëse.

Ndryshe, sipas pikës 2 të këtij neni “ në rastin e mosveprimit nga ana e pronarit, poseduesit të pasurisë kulturore dhe kryerjes nga ana e shtetit të projektimit e zbatimit të ndërhyrjeve ruajtëse dhe mbrojtëse, me fonde publike apo të siguruara nga partnerët e tij, bazuar në dispozitat e Kodit Civil për mjetet për garantimin e detyrimeve, për të siguruar arkëtueshmërinë e shpenzimeve të bëra, vendoset një barrë ligjore mbi pasurinë kulturore, e barabartë me vlerën e certifikuar të shpenzimit”.

Por, po bazuar në këtë ligj, edhe në rast se pronarët refuzojnë aplikimin e projekteve të Ministrisë së Kulturës, shteti sërish ka të drejtën e kryerjes së ndërhurjeve restauruese.

“Patjetër që mund të ndërhyhet, edhe pse mendoj se pronarët nuk kanë arsye të refuzojnë. Sepse ndërtesa do të restaurohet siç është, nuk do të bëhet asnjë ndryshim”, shton Polo.

 

A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta: Ja kur ndodhi krisja me Bashën! Bëri 60 emërime fiktive në ministri të Jashtme teksa pushonte te shtëpia ime në Lalëz

Meta: Ja kur ndodhi krisja me Bashën! Bëri 60 emërime fiktive në ministri të Jashtme teksa pushonte te shtëpia ime në Lalëz