SPECIALE/ Në 5 vjetorin e vdekjes, 20 veprat e një jete... Novruz Shehu, biografi i parë i Musine Kokalarit, e shoqja zbulon fjalët e fundit para se të vdiste

Në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të studiuesit Novruz Shehu, që ishte edhe biografi i parë i Musine Kokalarit,  kamera e Report TV, zbulon jetën dhe korpusin e veprave të tij. Si ishte jeta mes kërkimeve intensive për botimin e veprës së Musine Kokalarit, letërkëmbimit të burgut të Pjetër Arbnorit, veprës voluminozë enciklopedike kushtuar Tepelenës dhe shumë të pathëna të tjera.

Në këtë speciale zbulohen shumë detaje e histori nga jeta këtij studiuesi të palodhur.... Studiuesi Novruz Shehu njihet si studiuesi i parë që bëri të njohur jetën e Musine Kokalarit, një emblemë e qëndresës së diktaturës komuniste. Bashkëshortja e tij, Tenije Shehu e përshkruan Novruz Shehun si një njeri që kërkonte gjithmonë të vërtetën.

"Nëse ai ndeshej me dikë që nuk i pëlqente e vërteta, mërzitej" tregon bashkëshortja Tenije Shehu.

Ai ka lindur në Salari të Tepelenës dhe rrjedh nga një familje me tradita.

Gjatë jetës së tij ai është përpjekur që të nxjerrë në pah vlerat e Tepelenës duke u shndërruar në një pasaportë për këtë qytet me botimin e enciklopedisë për Tepelenën, tregon zonja Shehu.

Bashkëshortja e studiuesit Nevruz Shehu flet për studimet që ka kryer ai mbi Musine Kokalarin, kërkimet që ai ka bërë për jetën e saj duke intervistuar familjarë, njerëz që e kanë njohur dhe ka udhëtuar drejt Italisë ku Musine ka studiuar, për të zbuluar mbi jetën e saj.

"Ai fluturonte kur gjente diçka të veçantë për jetën e saj, sepse ai përpiqej për të vërtetën", tha ajo.

Studiuesi Shehu u ndje i përmbushur kur botoi veprën për jetën e Musine Kokalarit pasi tani mund të studiojmë jo vetëm jetën, por edhe veprën e saj, ka thënë ai. Bashkëshortja tregon për ditën kur i solli veprat e botuara në shtëpi. Ai propozoi që ajo të vlerësohej me titullin “Nderi i Kombit” dhe të restaurohej shtëpia e saj në Gjirokastër. Një tjetër botim i studiuesit është jeta e Pjetër Arbnorit për të cilin Novruz Shehu ka bashkëpunuar me bashkëshorten e Arbnorit.

Ai ka lexuar letërkëmbimin e Pjetër Arbnorit me familjen e tij. Disa prej të cilave janë shkruar edhe në letra cigaresh. Midis dorëshkrimeve, Novruz Shehu zbuloi edhe programin që Pjetër Arbnori shkroi për Partinë Social Demokrate. Bashkëshortja Shehu tregon edhe për dy veprat e botuara pas ndarjes nga jeta të studiuesit dhe përmbushjen e amanetit të tij.

Novruz Shehu ka ende studime të pabotuara për të cilën familja po kujdeset që të dalin në dritë një ditë. Bashkëshortja Tenije Shehu risjell ndër mend edhe ditën e fundit të jetës së studiuesit.

'Nuk po ngopem me frymë" janë fjalët e fundit të Novruz Shehut.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi