Mbi 90 të helmuar në Bulqizë, shkaku ende i paqartë! Mjeku: Përjashtojmë ujin e pijshëm! Prefekti thirrje banorëve: Zieni para se ta konsumoni

BULQIZË- Nga e shtuna e deri të hënën në mesditë mbi 90 qytetarë të qytetit të Bulqizës dhe fshatrave përreth janë paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Bulqizës. Mjekët thonë se pacientët kanë të gjithë shenja helmimi, me dhimbje barku, të vjella, dhimbje koke dhe temperaturë. Dyshimet e para janë se shkak i helmimit është uji i çezmës, të cilin banorët e konsumojnë si ujë të pijshëm.

‘Bark e të vjella temperaturë, morëm mjekim. Më mirë jemi tani.’- u shpreh një qytetare.

Prefekti i qarkut Dibër Nexhbedin Shehu u bën thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë ujin e çezmës deri në përgjigjen e analizave pasi dyshohet se mund të jetë i kontaminuar. Ndërsa mjeku i spitalit të Bulqizës Shahin Kaja nuk përjashton as virozat e stinës.

'Nga e shtuna ka fluks të shtuar të njerëzve që paraqiten me shenja diarreje dhe të vjella. Shenjat janë të lehta siç thonë mjekët, gjithsesi është fluks i shtuar. Këto tre ditë ka mbi 30 raste. Gjithsej janë mbi 90 raste që janë paraqitur për të marrë shërbime. Analiza e ujit dalin të mira, megjithëse ka gjeografi jashtë Bulqizës, gjithsesi është në hetim. Presim rezultatin e analizave. Mendimi i parë na vjen uji. Mjekët e përjashtojnë deri diku. Bulqiza nuk ka një ujësjellës por disa. Gjej rast tu bëjë thirrje popullatës të bëjnë kujdes sikur të pijë ujë, ta ziejnë ose të përdorin ujë të blerë deri kur të dalin analizat.'- u shpreh Shehu.

‘Nuk kanë lidhje me ujin, përjashtohet kjo mundësi. Shkaku lë të kuptosh që është një shkak viral. Nuk ka pasur raste festive, por janë raste sporadike të veçanta në zona të veçanta. Deri tani jam ke rasti i nëntë. Nuk dihet shkaku, por vetëm nga uji jo. Kjo pasi kemi të bëjmë me ujësjellës të ndryshëm dhe zona të ndryshme.’- u shpreh mjeku.

Komisariati i Policisë Bulqizë tha se është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit. Ndërsa Njësia e Kujdesit Shëndetësor ka marrë kampion uji në disa pika të qytetit dhe pritet përgjigja e analizave nga laboratori ISHP-së në Tiranë.

Një situatë e tillë është e përsëritur në Bashkinë e Bulqizës pasi banorët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në raste të mëparshme për shkak të helmimit nga uji. Kujtojmë se në verën e 2023-shit mbi 60 familjarë u paraqitën në qendrën shëndetësore të Gjoricës. Në janar të 2021 u helmuan nga uji i pijshëm 30 persona të cilët u kuruan në qendrën shëndetësore të Shupenzës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:21
Helmimi i banorëve në Bulqizë, mjeku: S’kemi të bëjmë me ujin e pijshëm, rastet janë nga zona të ndryshme

 

Edhe gjatë ditës së sotme qytetarë të Bulqizës janë paraqitur në spital me simptoma helmimi. Mjeku Shahin Kaja për Report Tv përjashtoi mundësinë që qytetarët të jenë helmuar nga uji i pijshëm, kjo pasi sipas tij ata janë nga zona të ndryshme.

‘Sot me fillimin e ditës së re kanë filluar rastet me heqje barku me të vjella me temperatura, por kjo nuk lidhet me ujin e pijshëm, por me faktorë virale. Kjo pasi rastet janë sporadike dhe jo të centralizuara me një vend. Nuk kanë lidhje me ujin, përjashtohet kjo mundësi. Shkaku lë të kuptosh që është një shkak viral. Nuk ka pasur raste festive, por janë raste sporadike të veçanta në zona të veçanta. Deri tani jam ke rasti i nëntë. Nuk dihet shkaku, por vetëm nga uji jo. Kjo pasi kemi të bëjmë me ujësjellës të ndryshëm dhe zona të ndryshme.’- u shpreh mjeku.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Afron gjysmëfinalja e Euro 2024, Spanja skuadra favorite! Në pritje të 'yjeve', autogolat nderojnë Francën

Afron gjysmëfinalja e Euro 2024, Spanja skuadra favorite! Në pritje të 'yjeve', autogolat nderojnë Francën