Mbi 100 të helmuar në Bulqizë, shkaku ende i paqartë! Mjeku: Përjashtojmë ujin e pijshëm! Prefekti thirrje banorëve: Zieni para se ta konsumoni

BULQIZË- Mbi 100 banorë në Bulqizës nga disa fshatra e lagje të ndryshme të qytetit, përfshirë edhe fëmijë, janë paraqitur në spitalin e qytetit me simptoma helmimi për të marrë shërbim shëndetësor këto 3 ditët e fundit. Pacientët kanë pasur temperaturë, ethe e të vjella. Shkaku mbetet ende i paqartë deri në daljen e analizave të ujit të pijshëm.

Mjeku Shahin Kaja e përjashtoi mundësinë e helmimit nga uji i pijshëm dhe tha për Report Tv se shkak mund të jetë ndonjë virozë që po qarkullon, kjo pasi sipas tij rastet e pacientëve të helmuar janë nga zona të ndryshme.

‘Nuk kanë lidhje me ujin, përjashtohet kjo mundësi. Shkaku lë të kuptosh që është një shkak viral. Nuk ka pasur raste festive, por janë raste sporadike të veçanta në zona të veçanta. Deri tani jam ke rasti i nëntë. Nuk dihet shkaku, por vetëm nga uji jo. Kjo pasi kemi të bëjmë me ujësjellës të ndryshëm dhe zona të ndryshme.’- u shpreh mjeku.

Prefekti i qarkut Nexhbedin Shehu, u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes me ujin e pijshëm ndërsa u rekomandoi që ta ziejnë deri në zbardhjen e analizave.

'Nga e shtuna ka fluks të shtuar të njerëzve që paraqiten me shenja diarreje dhe të vjella. Shenjat janë të lehta siç thonë mjekët, gjithsesi është fluks i shtuar. Këto tre ditë ka mbi 30 raste. Gjithsej janë mbi 90 raste që janë paraqitur për të marrë shërbime. Analiza e ujit dalin të mira, megjithëse ka gjeografi jashtë Bulqizës, gjithsesi është në hetim. Presim rezultatin e analizave. Mendimi i parë na vjen uji. Mjekët e përjashtojnë deri diku. Bulqiza nuk ka një ujësjellës por disa. Gjej rast tu bëjë thirrje popullatës të bëjnë kujdes sikur të pijë ujë, ta ziejnë ose të përdorin ujë të blerë deri kur të dalin analizat.'- u shpreh Shehu.

Personat e helmuar që kanë marrë mjekim në Spitalin e Bulqizës deklarojnë se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke. 

‘Bark e të vjella temperaturë, morëm mjekim. Më mirë jemi tani.’- u shpreh një qytetare.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:21
Helmimi i banorëve në Bulqizë, mjeku: S’kemi të bëjmë me ujin e pijshëm, rastet janë nga zona të ndryshme

 

Edhe gjatë ditës së sotme qytetarë të Bulqizës janë paraqitur në spital me simptoma helmimi. Mjeku Shahin Kaja për Report Tv përjashtoi mundësinë që qytetarët të jenë helmuar nga uji i pijshëm, kjo pasi sipas tij ata janë nga zona të ndryshme.

‘Sot me fillimin e ditës së re kanë filluar rastet me heqje barku me të vjella me temperatura, por kjo nuk lidhet me ujin e pijshëm, por me faktorë virale. Kjo pasi rastet janë sporadike dhe jo të centralizuara me një vend. Nuk kanë lidhje me ujin, përjashtohet kjo mundësi. Shkaku lë të kuptosh që është një shkak viral. Nuk ka pasur raste festive, por janë raste sporadike të veçanta në zona të veçanta. Deri tani jam ke rasti i nëntë. Nuk dihet shkaku, por vetëm nga uji jo. Kjo pasi kemi të bëjmë me ujësjellës të ndryshëm dhe zona të ndryshme.’- u shpreh mjeku.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Velipojë/ Shisnin doza me kanabis në zonën bregdetare, arrestohen në flagrancë 2 persona

Velipojë/ Shisnin doza me kanabis në zonën bregdetare, arrestohen në flagrancë 2 persona