Braçe ngriti dyshime se janë shitur 49% të aksioneve të një biznesi, për vetëm 490 lekë të reja. Edhe për rastin e “Rapiscan”, Braçe, tha se koncensioni i firmosur në qeverisje e Partisë Demokratik ishte një aferë korruptive.
“Unë dyshoj se si 49% të aksioneve të një biznesi prej 360 milionë eurosh minimumi të jenë shitur për 490 lekë të reja. Unë dua të hetohet ky transaksion, pasi dyshoj për mashtrim të rëndë fiskal”, tha Braçe. Por ministri i Financave rikujtoi se marrëveshjet janë të miratuara me ligj dhe se hapi i parë për rregullimin e tyre është rinegociimi.
Debatet
Florjon Mima: Projektligji i sitëm është një amendim për një kontrate koncesionare të dhënë nga armiqtë e popullit domethënë nga ne, të tentuar për tu prishur nga ata që quhen engjëllit mbrojtës nga interesave publikë dhe më pas të certifikuar si korrekt dhe të këshilluar për të mos u prishur nga bashkëshortja e një këshilltari të kryeministrit, kuptohet me koston e disa qindra mijëra eurove. Një direktivë e presidentit Bush e cila urdhëron skanimin në gjithë pikave nisëse të miliona kontenierëve që udhëtojnë drejt SHBA. Vendet aleate kanë instaluar sisteme skanimi goxha të sofistikuara të cilat kanë parandaluar trafikimin e lëndëve radioaktive, pjesëve të bombave atomike, gjësë së gjallë e kështu me radhë. Në vitin 2008 ne kemi eksperiencën e parë në këtë fushë, u dha skaneri i parë nga Kina për tu instaluar në Durrës. Ata që janë pak të vjetër besojnë mbajnë mend një anëtare të byrosë politike komuniste të viteve ‘80 e cila ishte në një rreth agrar ku kishte një ekip femrash në volejboll që kishin dalë në kategori të parë dhe ajo u tha bravo u qoftë tani që dolët në kategorinë e parë do bëni çdo përpjekje për të dalë në të dytën dhe pse jo dhe në të tretën. Kështu është dhe puna e “Doing business” me mentalitetin e kësaj shoqeje e gjetën Shqipërinë në vendin e 62 dhe e çuan në vendin e 97...për ndërtimin e gjetën në vendin 122 dhe e çuan në vendin 189 dhe dalin e kanë kurajën të thonë se ndërtimi ka qenë lokomotiva kryesore. Kurrë mos provo të vërtetosh diçka për të cilën askush nuk dyshon.
Erion Braçe: Kjo marrëveshje nuk duhet të rrijë fare në këmbë, nuk duhet të ekzistojë fare dhe ku shërbim që është një shërbim publik mund të kryhet fare mirë nga shteti shqiptar.
Në 12 prill të vitit 2013 vetëm për 45 ditë para se të ikte nga pushteti qeveria e Berishës hartoi këtë marrëveshje duke goditur me një super taksë gjithë sipërmarrjen në këtë, supertaksa ishte 39 euro për çdo deklaratë doganore. Përtej kësaj takse u vendos që kjo të paguhej si në eksport, import por edhe transit.
E gjitha kjo bëhet që ti jepeshin para koncesionarit të përzgjedhur nga Berisha dhe ministri i tij.
Ne kemi ndërhyrë dy herë, herën e parë për të ulur vlerën e super taksës që u vendos 22 euro dhe herën e dytë tani që një pjesë e deklaratave doganore të përjashtoheshin, ato që kanë kosto mbi biznese që ofrojnë punësim apo fasonet.
Këta janë personat përgjegjës për këtë super taksë. E bënë këtë edhe pse konsulentët që morën e paguan i rekomanduan që kjo taksa dhe shërbimi nuk duhet të ishte kështu, duhej paguar për njësi transportuese dhe jo çdo deklaratë doganore por këta nuk e dëgjuan se vetëm për njësi transporuente binde përgjysmë vlera që do të përfitonte koncesionari dhe këta e kishin menduar si biznesin e tyre se të tyren e kanë. Edhe pse konsulenti u tha sërish se nëse shkoni te deklarata doganore duhet ta ulni deri në 12 dollarë këta nuk e bënë këtë gjë. Pavarësisht se edhe vetë kompania kishte kërkuar kontrate me 32 dollarë pa TVSH këta e lidhin kontratën me 39 euro me TVSH. Ministri i financave i kërkon kryeministrit të vërë vulën mbi këtë gjë dhe kryeministri e miraton. Diferenca është 58 deri në 120 milionë euro që i janë bërë favore kompanisë.
Kjo është e rëndë por këtu nuk kam punë me ju por me ministrin e qeverisë sime. Në 30 gusht 2013, Bode kur po ikte nga zyra ka lejuar transferimin e aksioneve të këtij biznesi, 49% te aksioneve për vetëm me vlerën 490 lekë të reja, një biznes që kushton 264 milionë euro dhe vlera e fundit arrin në 360 milionë euro. Dy byrekë dhe 2 dhallë nga këto që hanë këta matanë te klubi. Kjo është e pashembullt.
Zoti ministër unë e quaj të papranueshme që të kenë kaluar gati 2 vjet e ca që kur pararendësi juaj të japë leje për transferimin e aksioneve të një biznesi që arrin vlerë 360 milionë euro dhe ne të na bëjnë për budallenj dhe ky biznes të shitet për 490 lekë. Iu kërkoj juve të urdhëroni organet fiskale të hetojnë këtë transaksion. Nuk mund të vijnë këtu të qajnë për biznesin e vogël ndëkrohë që për një biznes kaq të madh të na hedhin hi syve. Dy standarde nuk mund të ketë. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu dhe kjo nuk është historia e vetme. Po u tregoj se çfarë po ndodh me koncesionin e markimin të karburanteve që ushtrohet vetëm në kushte manuale. Kjo krijon problem për gjithë kompanitë që operojnë në treg mbin të cilat bien dyshime dhe ato nuk kanë asnjë mundësi të mbrohen. Ky është skandal tjetër. për të vazhduar me faktin që ju i keni dhënë të drejtën kësaj kompanie të ngjyrosë dhe naftën bruto. E keni bërë këtë vetëm për të rritur vlerën e përfitimit të kësaj qeveri. Po të ndodhë dhe kjo që nuk ka ndodhur deri tani për shkak të vullnetit të qeverisë, fitimi i saj shkon 8 milionë euro fitim në vit. Nuk mjafton kaq por në 18 gusht të këtij viti grupi që ka kontrollin mbi koncesionairn shqiptar ka hyrë në marrëdhënie për të shitur vetëm 16 milionë dollarë koncesionin që ka në shqipëri dhe do e shesë te koncesionari i pullave fiskale. Pra të gjitha koncesionet që ka dhënë shoku Sali e shoku Ritvan tek një kompani. Zoti ministër iu kërkoj ta monitoroni këtë transaksion ordiner që synon të përqëndrojë gjithë aktivitetin e shërbimeve financiare në një dorë.
Se dëgjova Berishën të fliste për një akuzë që doli nga PD, Laguna Blu.
....Po kërkoj vetëm një gjë, kjo është hera e dytë që e kërkoj. Kërkoj hetimin nga pikëpamja fiskale të transferimit të 49 për qind të aksioneve për 490 lekë të rinj, të një biznesi të garantuar me kontratë qeveritare që fillon me 264 milionë euro dhe mund të arrijë deri në 360 milionë euro. Këtë po kërkoj, kërkoj hetim fiskal e penal. Nëse ky biznes realisht është shitur dhe ju e besoni që të jetë shitur dhe vlera e këtij biznesi është vetëm 490 lekë?! Dakord! Unë ngre duart!
Shkëlqim Cani: Të gjitha do të auditohen. Konkluzionet shumë ftohtë unë do ti përcjell sipas rastit tek e drejta, qoftë kjo për ndjekje penale ose jo se nëse do ta gjykoja se nuk është rasti për ndjekje penale nuk do ta çoj atje ku nuk i takon se unë nuk dua të bëj zhurmë. Nuk hezitoj të ndjek rrugën ligjore. Të gjitha marrëveshje apo kontrata që kanë marrë miratimin e qeverisë dhe parlamentit të kaluar, pra janë legjitime por sa të sakta e pasakta këtë e nxjerr auditi por që ka një ligj për to që na e bën të vështirë. Ne negociuam “Rapiskanin” dhe arritëm këtë që arritëm. Nuk e lamë në heshtje, por po ecim me radhë. Rasti kur është vërtetuar se kanë qenë raste për tu paditur janë paditur.
Erion Braçe: Zoti ministër unë e njoh shumë mirë autoritetin e Minsitrisë së Fiancave. E kemi konsumuar dhe në ekonominë e financave dhe unë kamë vlerësuar rinegocimin e marrëveshjes. Por ajo që po kërkoj unë nuk është negocimi, është hera e dytë që e kërkoj, hetimin nga pikëpamja fiskale të transferimit të një biznesi të garantuar me kontratë qeveritare. Nëse ky biznes realisht është shitur dhe ju e besoni që të jetë shitur dhe vlera e këtij biznesi është vetëm 490 lekë?! Dakord! Unë ngre duart! Por nëse ka shkelje të hetohet. Nëse ju nuk e bëni dot e marrim ne iniciativën si parlament por nuk ka kuptim se janë të gjitha mundësitë. Ju kërkova dhe tjetrën se do jetë turp qe koncesionari i pullave fiskale të marrë të marrë dhe këtë, është e turpshme.
Shkëlqim Cani: Nuk do të bëhet auditi vetëm për këtë pjesë. Do të bëhet për të tërën. Ju thashë që është futur në procedurat e auditi të gjitha kontratat koncesionare për gjithçka, jo vetëm për 1-2 elementë, për të gjitha. Në kohën e duhur do të futen të gjitha në procedurë.