Tiranë-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës do të hapet në maj, si për kalimtarët, ashtu edhe për makinat. Veliaj, inspektoi fazën e fundit të punimeve që po kryhen në këtë segment, duke përfshirë edhe parkingun nëntokësor te ish Stacioni i Trenit, teksa po i jepet dora e fundit detajeve të projektit, si mbjellja e pemëve dhe vendosja e ndriçimit. Kryebashkiaku i Tiranës tha se me ritmin me të cilin po ecën puna, segmenti i parë prej afro 500 metrash do jetë gati në maj.
“Kemi ecur shumë me punimet në Bulevardin e Ri, duhen edhe pak javë derisa të hapet parkingu i madh nëntokësor. Duke filluar nga maji, do të hapim për përdorimrreth 400-500 metrat e para të Bulevardit, për të siguruar edhe hyrjen në parkim për ata që kanë punë në zonën e ish Stacionit të Trenit”, tha Veliaj.
Ai ndoqi nga afër punën për vendosjen e ndriçimit në Bulevard, si dhe të shesheve, duke theksuar se do krijojë një ambient të qetë dhe komod për qytetarët.
“Kemi marrë disa vendime të rëndësishme për ndriçimin. Akset kryesore do të ndriçohen me një ndriçim të përshtatshëm për makinat, e për të gjithë ata që do të përdorin bulevardin. Do të kemi një ndriçim më miqësor për sheshet kryesore, duke nisur nga sheshi kryesor që është tek ish Stacioni i Trenit, pra aty ku kryqëzohet Bulevardi i Ri me të vjetrin dhe me Unazën, dhe mandej të dyja shëtitoret”, shtoi Veliaj.
[gallery]21628[/gallery]
Kryetari i Bashkisë tha se po punohet në mënyrë të veçantë me gjelbërimin në dy krahët e segmentit. Sipas tij, puna e kryer deri më tani me mbjelljen e pemëve do të jetë një surprizë e bukur për të gjithë qytetarët në momentin e hapjes së kësaj pjese të Bulevardit.
“Ndërkohë që gjithë muaji mars ka qenë një muaj i pyllëzimit të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, Liqeni i Farkës, Liqeni i Tiranës dhe kryesisht pyllëzimi më i madh, bimësia më e madhe është mbjellë në bulevardin e ri. Kur të hapet perdja te ish Stacioni i Trenit, besoj se do të jetë një surprizë shumë e këndshme për qytetarët, teksa do të shohin që mijëra pemë, tashmë të rritura, i kanë dhënë shumë hir Bulevardit të Ri”, u shpreh Veliaj.
Ai theksoi se Bulevardi i Ri do jetë një hapësirë që respekton ata që duan të ecin me makina, si dhe kalimtarët apo edhe ata që duan të pushojnë në gjelbërimin që e rrethon.
“Është konceptuar shumë i ngjashëm me bulevardet ndoshta më të mira sot në Europë, si Champs-Elysee, etj, ku pjesa qendrore i kushtohet makinave, ndërsa po aq hapësirë i kushtohet këmbësorëve, kryesisht për korsi biçikletash dhe për të gjithë ata që do të duan të shëtisin e të shijojnë gjelbërimin që është konturuar në formë lulishtesh lineare, gjatë gjithë gjatësisë së bulevardit”, përfundoi kreu i bashkisë.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02