Propozimi i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani që ushtria të përfshihet në aksionet anti-kanabis nuk është përkrahur nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Të dy ministrat ditën e sotme janë shprehur se Forcat e Armatosura ndërhyjnë vetëm në alarme të sigurisë kombëtare dhe emergjenca të këtij lloji.
“I pasaktë propozimi i Manjanit që ushtria të ndërhyjë në aksionet kundër kanabisit”. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një konference për shtyp ditën e sotme. Ky reagim vjen pak ditë pasi ministri i Drejtësisë Ylli Manjani propozoi që ushtria të ndërhyjë në operacionet kundër kanabisit në vend.
Tahiri vuri në dukje se vendi nuk është në kushtet e një alarmi kombëtar.
“Nuk jemi në kushtet e një alarmi kombëtar, por përballë një fenomeni që duhet ta adresojmë me çdo qytetar në vend që ka menduar se varfërinë mund ta vrasë duke mbjellë kanabis. E mirëkuptoj, por nuk e përkrah.
“E mirëkuptoj vullnetin për të bërë propozim që shkon në adresimin e këtij fenomeni, besoj është propozim i pasaktë, por hyn tek propozimet e dëshirës së mirë. Puna jonë nuk bëhet për konferencat e shtypit, por duke marrë masat e nevojshme të cilat mund të sjellin efekt të menjëhershëm për parandalimin e fenomenit. Ndryshimi i Kodit Penal është një prejt masave që do sjellë rezultate”.
I të njëjtit mendim me Tahirin është dhe Kodheli e cila po ditën e sotme u shpreh se, “Forcat e Armatosura janë serioze dhe të flasim për gjëra serioze”. Kodheli dha këtë përgjigje pak para nisjes se seances parlamentare pas interesit të medias mbi propozimin e Manjanit.
“Në një demokraci funksionale që të funksionojë mirë jam dakort që të gjithë të bëjnë detyrat që u janë caktuar të bëjnë, kushtetuese ose jo. Ndaj nëse më pyesni për detyrat që më takojnë si ministre e Mbrojtjes jam gati të jap sqarime”.
Ju jeni angazhuar për plehrat, pse të mos angazhoheni dhe për...
Mirëpres çdo krikë që bëhet për zgjidhjen e emergjencave në këtë vend ku ushtria merr pjesë. E mirëpres dhe jam dëshirëplotë jo vetëm të mirëpres kritikën por dhe t’u jap përgjigje gjithë kritikuesve që nga sallonet dhe kolltuqet lëshojnë ndonjë batutë. Sa herë ka pasur emergjenca, është në detyrimin kushtetues të Ushtrisë të funksionojë kjo pjesë dhe Forcat e Armatosura e kanë bërë këtë shumë mirë dhe do vijojnë ta bëjnë sepse janë në detyrimin e tyre kushtetues ta bëjnë këtë me seriozitet.
/Shqiptarja.com

VIDEO