Takimi i kryetari të Parlamentit Ilir Meta në Kinë ka nisur prej ditës së djeshme. Me vete Meta ka marrë dhe delegacionin e tij ku mes ministrave spikat dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka.

Në takimin e Metës me kryetarin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng, kreu i deputetëve demokrat tërhoqi vëmendjen me veshjen e tij. I veshur me një pulovër ngjyrë gri në delegacionin zyrtar në Kinë, teksa pjesa tjetër e zyrtarëve janë me kostume e kollare.

Nuk dihet nëse Paloka ka qenë sëmurë dhe për këtë arsye ka thyer kodin e veshjes që përcakton protokolli, ose i ka humbur valixhja në aeroport dhe është detyruar të respektojë kinezët i veshur me golf. 

paloka me rreth
(d.b/Shqiptarja.com)