Me penë apo me pushkë? Kryeministri Rama zgjedh të dytën.

Tek ABC në Korçë, kryeministri pozon me pushkë në dorë, si dikur Rilindasit që luftuan me penë e pushkë krahut.

Sepse në epokën e Rilindjes, për të mbrojtur gjuhën shqipe u përdorën të dyja. Motoja ishte, ‘Me pushkë e penë për mëmëdhenë”.

Dhe kryeministri zgjedh të armatoset si ‘Çerçiz Topulli” që pozon krah tij tek Mësonjëtorja në Korçë.

Por ‘armatosja’ e Ramës vjen dhe në kohën kur opozita kokëfortë nuk kthehet në Kuvend për të votuar Vettingun.

Por siç i komenton dhe një mik virtual, ky i Ramës është vetëm kërcënim shakator se, ‘vdekja vjen nga perëndia e jo nga qeveria”

Aq shumë i ka pëlqyer kryeministrit kjo fotografi sa ka zgjedhur ta publikojë dhe si foto të ditës në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Facebook.
rama me pushke

(d.b/Shqiptarja.com)