​FOTOLAJM/Pica për protestuesit
por dhe fara luledielli e kokoshka

TIRANE-Piceritë, shitësit e farave e të kokoshkave urojnë të ketë protesta çdo ditë pasi sot rezultoi si biznesi që ka bërë më shumë shitje.

Siç e shihni dhe në imazhet që po sjellim, këto kuti me pica të porositura nga piceritë e kryeqytetit do shuajnë urinë e protestuesve demokratë.  Numërohen mbi 30 kuti me pica. Ushqimi u nda mbrapa podiumit ku u mbajtën fjalimet e demokrateve në protestën e sotme.

Ndërkaq, sheshi është mbushur plot me letra me të cilat protestuesit kishin mbështjellë  farat e lulediellit si dhe kokoshkat, të cilat i siguruan nga shitësit ambulantë aty rrotull. Shumë kausha u konsumuan teksa kryetari i PD, Lulzim Basha mbante ligjëratën për revolucion.

Duket se shitësit ambulantë të farave të lulediellit, kokoshkave por edhe piceritë kanë shitur mjaftueshëm dhe nuk mund të mos ketë shpëtuar nga goja urimi; ‘protesta paçim çdo ditë që të shesim kaq shumë’.

[gallery]21105[/gallery]

picat te protesta

fara luledielli

(Kausha me fara luledielli nen kembet e protestuesve)

(d.b/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre