Pak çaste pas aksidentit të rëndë.

Makinat ishin shndërruar në një grumbull hekuri e llamarinash, ndërsa xhamat kishin pushtuar autostradën. Asnjë i mbijetuar. Përplasja kokë me kokë ka qenë fatale, dhe u deshën 2 orë për të nxjerrë trupat e viktimave përmes hekurave. U desh përdorja e fleksiblit për prerjen e hekurave dhe nxjerrjen e trupave të pajetë.

Këto janë imazhet e rënda që vijnë nga vendngjarja ku humbën jetën 4 persona si pasojë e një aksidenti automobilistik në Sukth.

Janë momentet pasi Dashnor Deliallisi, 36 vjeç nga Durrësi duke udhëtuar me 150 km/orë me shpejtësi në krahun e kundërt me automjetin tip Benz, ka përplasur  në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, rreth orës 04: 15, një tjetër automjet tip ‘Benz’ me targa AA 694 IL.

Për pasojë humbën jetën vetë drejtuesi i mjetit Dashnor Deliallisi, dhe pasagjeret e automjetit tjetër, Greta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë, pronare e makinës, Izabela Balla, 33 vjeçe, si edhe Elona Kaçibaros, 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Një qytetar i rastit ka fotografuar momentet e rënda të përplasjes së dy automjeteve duke i dërguar në adresë të redaksisë së Shqiptraj.com.

[gallery]19084[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)