Investitorë italianë pritet të vijnë vitin tjetër në Shqipëri për të investuar në kultivimin e mollëve në Korçë dhe Dibër. Deputeti Përparim Spahiu, i shoqëruar nga funksionarë të Ministrisë së Bujqësisë, ka vizituar shtetin fqinj për të takuar investitorët.

“Prej një viti investitorë italianë po studiojnë terrenin, kushtet klimaterike të zonës së Dibrës dhe Korçës! Janë mjaft të kënaqur dhe shpresojmë që në muajin mars të fillojnë mbjelljen e varieteteve të përshtatshme sidomos për tregun evropian pasi mendojnë që këto zona janë të përshtatshme për mollë cilësore!”-tha Spahiu për Shqiptarja.com.