TIRANE-Arrestimi i 4 grabitësve si dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve nga ana e Policisë për 2 grabitjet aksin pranë Qafë Kasharit ka bërë jehonë madhe në shtypin e huaj.
 
Prestigjozet britanike si 'Daily Mail' dhe agjencia e lajmeve 'Reuters' kanë raportuar detaje nga ky operacion i policisë shqiptare.
 
'Daily Mail' nis artikullin me titullin: Policia shqiptare arreston 4 të dyshuar për grabitjen e furgonit. Sipas saj, policia ka arritur të prangosi katër nga anëtarët e bandës si dhe të rikuperojë një pjesë të parave të grabitura.
 
Agjencia e lajmeve 'Reuters' citon Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha se personat që merren me sigurinë e transportit të parave nuk mund të jenë heronj nëse paguhen me rroga shumë të ulëta.
 
Lajmi për arrestimin e autorëve është raportuar edhe në YAHOO.NEWS e cila citon Drejtorin e Policisë së Tiranës Ervin Hodaj.  
Ai thekson se policia ka arritur të vërtetojë se të arrestuarit janë të lidhur me grabitjen dhe me vjedhjen e ndodhur në po të njëjtin vend në vitin 2015.
 
YAHOO.NEWS nënvizon faktin se grabitësve i janë gjetur edhe sasi të konsiderueshme parash në valuta të huaja si dhe lekë shqiptare të cilat korrespondojnë me paratë që banka po i transportonte jashtë vendit.

mediat e huaja

mediat e huaja

mediat e huaja


(d.b/Shqiptarja.com)