TIRANË – Katër vëllezër janë arrestuar nga forcat e komisariatit numër 3 në Tiranë, për vjedhje dhe kanosje.
 
Fillimisht është arrestuar vetëm njëri nga vëllezërit, Napolon Luca, 23 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për vjedhje dhe kanosje.
 
Ai është kapur në flagrancë, duke vjedhur në shtëpinë e 46-vjeçarit L.M., banues në rrugën “Princ Vidi” në Tiranë.
 
Shtetasi i arrestuar ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera, të cilat janë:
Më datë 01.01.2017 vjedhje banese ku ka marrë 7.000 lekë dhe orë dore me vlerë 100 euro.
Më datë 06.01.2017 vjedhje banese ku ka marrë 16.000 lekë.
Më datë 07.01.2017 vjedhje në një magazinë ku ka marrë një sasi kabulli elektrik.
 
Më pas, në flagrancë janë arrestuar edhe tre vëllezërit e tij:
-Alush Luca, 33 vjeç, banues në Tiranë
-Hajri Luca, 25 vjeç, banues në Tiranë
-Dritan Luca, 27 vjeç, banues në Tiranë
 
Arrestimi i tyre është bërë sepse, pas shoqërimit nga policia të vëllait të tyre, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të kenë kanosur seriozisht për jetën dhe kanë goditur me grushta dhe shkelma shtetasin D.Sh., 27 vjeç, i cili është nipi i kallëzuesit L.M., të cilit i ishte vjedhur banesa nga Napolon Luca.
 
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Plagosjes së lehtë me dashje“ nëbashkepunim dhe “Kanosjes”, parashikuar nga Nenet 89, 25 e 84 të Kodit Penal.
d.i./Shqiptarja.com