TIRANË-Shorti i Champions Liga është komentuar gjerë e gjatë ditën e djeshme në rubrikat sportive, në panelet me ekspertët e sportit, por debati zbret dhe në ‘fushën’ e kryeministrit Edi Rama.

Në rrjetin social Facebook, Rama sjell dy foto, me imazhin e ndryshuar të sallës së lojrave me dorë në Tiranë.

MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të sallës së lojrave me dorë në Parkun Olimpik të Tiranës në 2013 dhe sot
”, shkruan Rama.
Por pakkush e ka komentuar këtë foto pasi vëmendja ka qenë tek shorti që u hodh dje, ku skuadrës së zemrës së Ramës, Juventusit i ka rënë të ndeshet me madhështorët, Barcelona.

Një pyetje vjen nga Rei, një djalosh që interesohet: Z.Kyeminister te pelqeu shorti tani kush do vjedh Juve apo Barca ?
Dhe nuk vonon përgjigja e Ramës: Rendesi ka qe nuk i dihet Rei.

Kurse njëri e ngacmon dhe më keq.
Mirmengjes z Rama,per dy gjera me vjen shum keq. .....per Juvetusin dhe per cadren hahahaha

Por me një ikonë duke qeshur më të madhe ka reaguar dhe Rama.

rama fac

(Debatet ne Facebook te Rames me komentuesit)

rama
(Publikimi i kryeministrit)

(d.b/Shqiptarja)