E rreptë teksa shqipton anglishten me theks spanjoll dhe me buzëqeshje të rralla. Përshtypja e parë që merr nga Genoveva Ruiz Calavera, drejtoresha e KE për Ballkanin Perëndimor e ngarkuar si shefe e ONM, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Vetting në Shqipëri.
Calavera, e lindur në Spanjë, nisi punën si drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në departamentin e Negociatave për Zgjerim më 1 qershor të vitit të shkuar.
Ka punuar në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve fqinjësore për gati dy dekada. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në grupin e punës së KE-së për rindërtimin e Kosovës, si dhe në departamentet e politikës së fqinjësisë, punëve të jashtme dhe në grupin e këshilltarëve të politikës së jashtme.
Calavera ka vetëm një profil në rrjetin social, Twitter dhe atë të menaxhuar vetëm për aktivitetet e saj si drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian.
Spanjollja që tashmë do monitorojë Vetting-un në Shqipëri numëron vite të tëra eksperiencë në KE. Ajo u bashkua me ekipin e Komisionit Evropian në vitin 1992 dhe ka punuar si fillim në fushën e tatimeve dhe doganave, pasi i dedikoi një dekadë pune sektorit privat në Spanjë.
Në 13 korrik 2016 Calavera ka qenë në Bosnje ku së bashku me ekipin e saj ka patur një takim me ministrin e drejtësisë dhe zyrtarë të tjerë në kuadër të dialogut për drejtësinë. Në takimin e zhvilluar biseda u përqëndrua në reformën në drejtësi dhe vecanërisht në progresin e bërë në hartimin e ligjit për gjykatat e këtij shteti. Gjatë fjalës së saj në këtë takim Calavera u shpreh se pas punës së ekspertëve ndërkombëtarë është detyra e vetë organeve kompetente të drejtësisë së Bosnjes të finalizojnë draftin ligjor.
[gallery]20961[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO