Ky dënim u dha në 15 korrik 2016, ndërsa Morina nuk ka përfituar as nga amnistia e fundit pasi dënimi i tij nuk është i formës së prerë.
Ismail Morina akuzohej për armëmbajtje pa leje, pasi u kap një ditë para ndeshjes Shqipëri- Serbi në 11 tetor të 2015 në Tiranë me dy pistoleta. Në gjykatë ai deklaroi se armët i mbante për vetëmbrojtje nga frika e ndonjë hakmarrjeje nga nacionalistët serbë.
Ballist Morina u bë i njohur për shqiptarët, por dhe gjithë botën pas ngritjes së dronit në Beograd në ndeshjen Serbi- Shqipëri, e cila përfundoi në dhunë dhe kaos, ndërsa në fund u mbyll me një fund të lumtur për kuqezinjtë, pasi CAS vendosi 3 pikë në favor të kombëtares sonë.
(d.b/a.r/Shqiptarja.com)
