Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës Fabian Topollaj ka shkaktuar disa minuta debat të zjarrtë në mbledhjen e radhës.
Në fjalë e sipër ai shan këshilltarët e majtë, ‘legena!”
Kryetarja e grupit të PS në Këshill, Klotilda Ferhati ka reaguar duke u shprehur se Topollaj ka shkelur etikën me fjalorin e përdorur. Ndryshe mendojnë këshilltarët demokratë, të cilët pretendojnë se, të majtët kalojnë direkt në sulme kundër tyre duke u mohuar të drejtën e fjalës.
Ferhati: Fjalori i Topollaj shkel etikën dhe ne duam që Këshilltari PD të mos marrë me fjalën dhe të mbahet qëndrim.
Leonard Olli i PD: Na sulmoni, por nuk na lini te flasim. S’jemi dakord me gjuhën e përdorur, por heqja e fjalës është kthim pas në kohë.
Olli: Ky incident po përdoret për të larguar vëmendjen nga problematikat. Të përdorim standarde të njëjta se edhe Veliaj flet me gjuhë të rëndë.
Albina Nanaj e PDIU: Shqetësim ulja e produktivitetit të Këshillit. Ndjehem e fyer nga ofendimet dhe gjuha e përdorur. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm do degradojë Këshilli. Mbështes nismën e Ferhatit.
Debatet për fjalorin e Topollaj vijuan më tej duke pasur hera herës dhe ngritje zëri mes Ollit e Eridian Salianjit.
Salianji: Nuk mund të lejojmë më që Topollaj të mabjë peng grupin e këshilltarëve të djathtë e të pengojë punën këtu.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO