​“Profesoresha’ Kate Middleton
revolucion në veshje

​“Profesoresha’ Kate Middleton<br />revolucion në veshje
LONDER-Revolucioni në monarki vihet re në detaje të vogla, por kaq të dukshme. Kate Middleton është profesoreshë sa i përket të këtyre detajeve duke sjellë një erë të re për klasën mondane angleze, por dhe familjen mbretërore.

Edhe pse me veshje jo shumë të shtrenjta Kate Middleton, gruaja e Princit William të Anglisë ka bërë një revolucion kopernikan në zbulimin e këmbëve.

Detaj ky që ka rënë në sy masivisht në mbarë mediat dhe ekspertët e modës, nisur dhe nga fakti sesa fanatikë janë anglezët në kodin e veshjen për monarkët, kur befas del një Dukeshë me gjunjët zbuluar.

Kate shkeli mbi tapetin e kuq për një film që do të shfaqet së shpejti. Me një buzëqeshje të ngrohtë, flokët që ia valëvit era, Kate nga ky tapet i kuq rrëmben vëmendjen e mbarë mediave të botës.

Ka dhe nga ata që e kritikojnë. Por kujt i intereson? Kate është një femër e re në moshë dhe e aftë të eksplorojë me dinjitet botën e modës, por edhe të jetë e lirë në zgjedhjet e saj.

E megjithatë ajo hedh hapa të vegjël në këtë botën e madhe të modës, pa tronditur familjen mbretërorem por duke lenë shenjën e saj në historinë e tyre.

[gallery]19480[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital