​Leonardo Di Caprio si Leonardo
da Vinci në filmin e ri mbi gjeniun

​Leonardo Di Caprio si Leonardo<br />da Vinci në filmin e ri mbi gjeniun
Leonardo DiCaprio do të luaj rolin e Leonardo da Vinci në filmin e ri mbi gjeniun italian.

Fituesi i çmimit Oscar për interpretimin në “The Revenant” do të jetë edhe një prej producentëve të filmit, përmes kompanisë së tij “Appian Way”.

Një projekt ambicioz ky i yllit të Hollivudit, që adhurohet nga publiku jo vetëm për aftësitë e mëdha interpretuese, por edhe për aktivizimin në mbrojtje të ambientit.

Për DiCaprion sfida do të jetë veçanërisht e ndjerë. Sipas thashethemeve, emrin e tij ai e ka marrë pikërisht nga Da Vinci.

Nëna e tij e dëgjoi të lëvizte për herë të parë në bark teksa vëzhgonte një pikturë të gjeniut të Rilindjes në një muze italian.

Redaskia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'