Në vijim të aksionit për kontrollin e territorit, në fshatin ZImaj të Lezhës, janë gjetur dhe asgjësuar 170 bimë lënë Cannabis Sattiva.
Bimët janë gjetur në vendin e quajtur Tanushë dhe kishin një lartësi nga 90 deri në 150 centimetra.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se është proceduar në gjendje të lirë Kryetari e fshatit, Z.B, 60 vjeç, mbi të cilin rëndon akuza e moskallëzimit të krimit.
Gjithashtu ka filluar edhe puna për identifikimin dhe kapjen e personit i cili ka kultivuar lëndën narkotike.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.07.2017, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar nga shërbimet e policisë për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në vendin e quajtur Tanushë, në fshatin Zimaj në Lezhë, në një zonë të pyllëzuar , në një parcelë toke, u konstatuan 170 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva me lartësi 90-150 cm të llojit Cannabis Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore , u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Z.B. 60 vjeç, banues në Lezhë ( Kryetar i fshatit Zimaj ) për veprën penale "Moskallzim krimi parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Gjithashtu punohet për identifikimin e kapjen e autorit /ve për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com